Diplomati rus “godet” Kosovën: Shkatërrimi i shteteve të tjera erdhi nga ju

rusiaShefi i Zyrës së Federatës Ruse në Prishtinë, Andrei Shugorov ka deklaruar se Rusia i ka kufijtë deri ku ajo mund të durojë, dhe se Perëndimorët i shkelën kufijtë e saj, ndaj dhe Rusia nuk ua fal këtë gjë.

“Askush nuk është i vetëdijshëm dhe nuk e ka kuptuar se Rusia i ka kufijtë deri ku mund të durojë. Kolegët perëndimorë i shkelën ata kufij”, -tha ai duke shtuar se “Rusia këtë nuk ua fal”!

Sipas Shugurovit, Rusia punoi 25 vjet me Perëndimin që të ketë raporte partneriteti, po kjo shkoi kot dhe Rusia nuk është gati më për kompromise në dëm të “vëllezërve sllavë”, -raporton “Blic”.

Shugorov ka hedhur akuza të rënda edhe për Kosovën, duke deklaruar se shkatërrimi i sovranitetit të shteteve të tjera filloi në Kosovë dhe Serbi, dhe se Rusia nuk do ta harrojë atë që ndodhi atëherë.

Duke folur në veri të Mitrovicës, përgjatë promovimit të një libri, Shugurov i vuri fajin Kosovës edhe për ngjarjet në Irak, Iran, Libi, Siri, Afganistan, Egjipt dhe Ukrainë.

“Shpresoj që nuk ju bie ndërmend lufta. Qëndrimi i Rusisë është parimor: Nuk do të ndërrojmë qëndrimin tonë ndaj Kosovës”, -deklaroi më tej Shugurov.

Vdes 15-vjeçari shqiptar i plagosur 6 ditë më parë në SHBA

NdojiNjë 15-vjeçar, i cili u qëllua me plumb me plumb në kokë para gjashtë ditësh ndërroi jetë dje në spital. Kristjan Ndoji, i cili jetonte në Connecticut të SHBA-ve kërcënohej herë pas herë nga disa bashkëmoshatarë lidhur me një vajzë.

Mirëpo të shtunën e javës së kaluar, Ndoji u sulmua nga disa bashkëmoshatarë dhe qëllua me pistoletë në këmbë dhe kokë. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe gjashtë ditë qëndroi në gjendje koma. Ai është përshkruar si një nxënës i buzëqeshur dhe aspak agresiv.

Miqtë dhe komuniteti ku ai jetonte kishin hapur një llogari në internet, ku njerëzit mund të transferonin para për të ndihmuar në rikuperimin e Ndojit.

Policia ende nuk i ka identifikuar autorët e kësaj ngjarjeje, por hetimet janë përqendruar në pistën e sherrin banal mes të rinjve.

Kryeministri Rama nesër në Pejë

rama ne pejeKryeministri Edi Rama do të zhvillojë nesër një vizitë në Pejë, Kosovë, ku do të marrë pjesë në një aktivitet biznesi, me qëllim bashkëpunimin mes bizneseve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës. Kryeministri do të vizitojë Pejën me ftesë të biznesmenëve kosovarë, ndërsa takimi do të mbahet në orën 15:30.

Ky lajm bëhet i ditur nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) dhe ELKOS Group, e cila njofton se takimi i kryeministrit shqiptar me biznesmenët kosovarë do të mbahet të shtunën, nga ora 15:30 deri në orën 18:00, në Pejë.

Fillimisht kryeministri Rama do të ndalojë më kompaninë Zahaç-Elkos Group dhe Devolli Group, dhe më pas në orën 17:00 do të jetë në hotel “Dukagjini”, ku do të mbahet takimi me përfaqësuesit e bizneseve, me temë: Rritja e bashkëpunimit mes bizneseve Kosovë-Shqipëri”.

Naço-Ganaj: Shkëmbim informacioni për rastet e fshehjes së pasurive të gjyqtarëve

ILDKP“Ndërmarrja e masave konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe shfrytëzimi i të gjithë mekanizmave në përmbushjen e këtij objektivi”, ishte tema e takimit të zhvilluar sot ndërmjet Inspektorit të Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive e Konfliktit të Interesave, Shkëlqim Ganaj dhe Ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, në ambientet e ILDKP-së.

Sipas njoftimit zyrtar, në takim, Ministri i Drejtësisë, theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi institucional konkret, me fokus në shkëmbimin e informacionit me qëllim evidentimin e rasteve të fshehjes së pasurive të gjyqtarëve të të gjitha niveleve. Më tej, Naço nënvizoi faktin që “Ministria e Drejtësië dhe Inspektorati i Lartë kanë të gjithë instrumentet ligjore në funksion të përmbushjes së detyrimeve të tyre. Memorandumi i Bashkëpunimit, nënshkruar ndërmjet dy institucioneve në vitin 2012, duhet materializuar në mënyrë konkrete, përmes masave konkrete, në funksion të efikasitetit të tij të plotë, duke mos i lënë këto detyrime reciproke të papërmbushuara në letër”.

Në kuadër të një fryme bashkëpunimi, Ministri i Drejtësisë e siguroi Inspektorin e Përgjithshëm për angazhimin e tij personal, në nxitjen e vendosjes së një bashkërendimi konkret me Zyrat Vendore të Rregjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në mënyrë që të garantohet e drejta e aksesit në rregjistrin elektronik të pasurive të paluajtshme, me qëllim dhënien jete të Memorandumit të Bashkëpunimit, i cili nuk ka gjetur një zbatim praktik deri tani.

Në fjalën e tij, Ministri i Drejtësisë vlerësoi si të rëndësishme denoncimet e bëra përmes portalit online, raste për të cilat do informohet dhe Inspektorati i Lartë.Nga ana e tij, Inspektori i Përgjithshëm, Ganaj theksoi se “ndjekja e një politike të hapur dhe transparente, me institucionet publike, shoqërinë civile, median dhe qytetarët është një ndër prioritetet e punës time, në përmbushjen e të cilave Inspektorati i Lartë do të angazhohet maksimalisht”. Njëherazi konkretizimi i Memorandumit të Bashkëpunimit u vlerësua nga Inspektori i Përgjithshëm, si një mekanizëm që do të sillte rezultate konkrete dhe në kohë reale në konstatimin e pasurive të fshehura në rradhët e gjyqtarëve.Në fund të takimit, krerët e dy institucioneve ranë dakort që të organizohen takime periodike, edhe në nivel teknik, me qëllim shkëmbimin e të dhënave që disponojnë  këto dy institucione./

Panariti: Laboratorë në çdo qark për të analizuar produktet e serave

Edmond_PanaritiMinistri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili zhvilluan sot një vizitë në Lushnje.

Sipas njoftimit zyrtar, vizita e parë ishte në qendrën bujqësore të Lushnjës, pikërisht në laboratorin e kësaj qendre, ku Ministri Panariti, ekspert i toksikologjisë analitike në profesion, demonstroi kryerjen e një analize për praninë e pesticideve, metaleve të rënda dhe fitohormoneve, tek produktet e freskëta të marra nga serat e Lushnjes.

Kjo metodë e shpejtë kryhet për herë të parë në laboratorët rajonalë, dhe jo rastësisht u zgjodh Lushnja, ku është dhe baza e prodhimtarisë më të madhe bujqësore në vendin tonë. Për të dhënë një shembull se si kryhet një analizë e thjeshtë, me rezultat 24 orë ku përcaktohet nëse prodhimet e sapodala nga serra janë të ndotura ose jo, Ministri Panariti kreu gjithë procedurën në prani të kamerave, duke u shprehur se nën moton siguri, teknologji progres, kjo qeveri po fut elementet e një teknike të re që garanton rritje e zhvillim.

Panariti premtoi se pikat e grumbullimit të perimeve Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjate vizites ne qendren bujqësore të Lushnjës 4e frutave në gjithë vendin, do të kenë ngjitur një laborator të posaçëm të këtij lloji, dhe produktet do të analizohen aty, e nëse dalin me ndotje bllokohen e nuk dalin në treg.

Konkretisht në analizën e kryer nga Panariti, u përdorën tretësit mbi mostrën e kastravecit dhe më pas doli një ekstrakt, i cili iu injektua një kavie femer, pasi efektin nëse ka ndotës e jep direkt te mitra e kavies.

Në fund të ditës, miu kavje sakrifikohet dhe hapet e shihen organet e brendshme, nese ka ndryshime te dukshme, atëherë produkti ka ndotje dhe mund të bllokohet e të dërgohet më pas për analiza të tjera në Laboratorin e ISUV për të parë se cilët elementë mbart dhe në çfarë sasie.

Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave Edmond Panariti gjate vizites ne qendren bujqësore të Lushnjës 1Ministri Panariti u shpreh se tashmë analiza të tilla do të bëhen në gjithë laboratorët rajonalë, dhe kështu produktet do të marrin dhe certifikatën e analizave para se të dalin në treg. Këto kapacitete do instalohen në gjithë laboratorët rajonalë. Ndërkohë të gjithë ata që do punojnë aty, do të trajnohen në ISUV me kryerjen e këtyre analizave. Panariti theksoi se tashmë gjithë analizat duhen bërë në fushë, para se të shitet prodhimi, pasi në treg është shumë vonë. E gjithë kjo synon të garantojë konsumatorin që prodhimet tona janë të sigurta.

Ndërkohë kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili u shpreh se ky mesazh ky veprim i drejtpërdrejtë i kryer nga Ministri Panariti shton besimin dhe krijon qetësinë e duhur për fermerin dhe konsumatorin lidhur me produktet tona.

Vasili u shpreh se po ndryshon mentaliteti, pasi gjerat nuk verifikohen më vetëm nga Tirana, por aty ku duhet, pra në terren dhe merr dhe zgjidhje direkte. Vasili u shpreh se kjo qeveri do t’i japë një rritëm të ri teknologjisë dhe zhvillimit të bujqësisë. Ai u shpreh se ka një qendrim të ri politik, pasi cështjet e bujqësisë nuk janë thjesht argument elektoral dhe premtime, por ofrojmë zgjidhje të drejtpërdrejtë për fermerin. Më pas Ministri Panariti dhe Vasili zhvilluan dhe një takim me fermerët lushnjarë në zonën e Çermës.

KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare në Kosovë

kuti-votimiKomisioni Qendror i Zgjedhjeve fillon përgatitjet për zgjedhjet parlamentare 2014 në Kosovë, të cilat sipas deklaratave të partive politike pritet të mbahen në qershor ose në shtator.
Pas një mbledhje të sapombajtur sot të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës bëhet e ditur se u diskutua “lidhur me përgatitjet që duhet të bëhen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare”. “Anëtarët e KQZ-së e panë të nevojshme se duhet filluar me disa përgatitje për këto zgjedhje”, theksohet në njoftimin zyrtar të dërguar nga KQZ.
Zgjedhjet parlamentare 2014 janë të dytat pas shpalljes së Pavarësisë, të katërtat në Kosovën e lirë nga qershori 1999, ku të parat zgjedhje u mbajtën në vjeshtën e vitit 2001.
Partitë politike në Kosovë kanë nisur përgatitjet për zgjedhjet parlamentare, pas zgjedhjeve lokale, të parave në gjithë territorin, përfshirë veriun, të mbajtura në 3 nëntor dhe që kanë vazhduar me balotazhin e 1 dhjetorit 2013 dhe me disa rivotime të pjesëshme, si dhe të jashtëzakonshme në 23 shkurt 2014 për kryetar komune në Mitrovicën Veriore, komunën më të re – të 38-ën kosovare, të 10-ën me shumicë serbe.
Në mbledhjen e sotme, KQZ i Kosovës miratoi Raportin e Shpenzimeve për Zgjedhjet Lokale të vitit 2013.

Meta:Vlerësoj ftesën e kryeministrit për kreun e opozitës

ilirmetaKryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi të premten ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë kryetarit të Partisë Demokratike të opozitës, Lulzim Basha për t`u takuar për çështjen e reformës administrativo-territoriale.
Në një konferencë për shtyp, kryetari i Kuvendit tha se shpreson që ky takim të realizohet sa më shpejt dhe të jetë produktiv.

“Vlerësoj ftesën që kryeministri i ka bërë kreut të PD-së Lulzim Basha për tu takuar lidhur me përmbushjen e një prej reformave më madhore për të cilin vendi dhe qytetarët presin prej dy dekadash siç është ajo që ka të bëjë me reformën administrativo-territoriale”, u shpreh Meta.
“Jam i bindur, vijoi ai, se kjo është një reformë në interes të vendit dhe për të gjithë qytetarët tanë që presin një pushtet vendor më efikas, që do të ofrojë shërbime më cilësore”, u shpreh kryeparlamentari.
“Shpresoj dhe do të uroja që kjo reformë të realizohet sa më shpejt, në mënyrë që në zgjedhjet e ardhshme vendore qytetarët të kenë mundësi të votojnë për një pushtet vendor të riorganizuar që t’iu përgjigjet në mënyrë më cilësore nevojave dhe kërkesave të tyre”, tha Meta.

50-Vjetori i Arkivit të FA-së, Kodheli: Ruajtja e arkivit mbron historinë e një vendi

mimi-kodheli”Arkivi është pasuria e një vendi, ku pasqyrohet rrugëtimi i tij. Historia dhe ruajtja e tij mbron deformimin e historisë”, theksoi Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, gjatë aktivitetit të organizuar me rastin e 50-vjetorit të Arkivit Qendror të Forcave të Armatosura.

Gjatë aktivitetit, merrnin pjesë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Jernoim Baze, Drejtori i Arkivit të Forcave të Armatosura Xhek Ndoi, si dhe punonjës të arkivit qëndror të Forcave të Armatosura.

Në fjalën e saj, Ministrja e Mbrojtjes, tha se “ky arkiv është memoria e Forcave të Armatosura, memoria është histori dhe që të mos deformohet historia duhet të ruhet. Unë kërkoj nga ju më shumë përkushtim dhe ide, sesa rutina e viteve të deritanishme. Sillni ide, projekte, kemi nevojë për mendime efiçente, me propozoni si do ta mbani të shpluhurosur arkivin qëndror të FA-së. Nuk duhet të shihet si oaz i qetë për të dalë në pension, duhet të shërbejë për publikun, duhet të lartësojë kërkimin shkencor”, tha Kodheli.

Në 50-vjetorin e krijimit të Arkivit Qëndror të Forcave të Armatosura, ministrja Kodheli kërkoi nga punonjësit e këtij institucioni më shumë përkushtim e ide të reja. Sipas Kodhelit, ruajtja e këtij arkivi shërben për të ruajtur historinë.

“Bashkëpunoni me partnerë homologë, për të lartësuar një institucion siç është arkivi i FA-së, që të na japë të drejtën të themi që ne ishim aty për t’i lëmë brezave një gjë më të mirë”, ka shtuar Kodheli.
Xhek Ndoi, Drejtor i Arkivës Qendrore të Forcave të Armatosura, në fjalën e tij tha se arkiva është nevoja e shtetit, e brezave, pasi në to gjenden gjurmët e ecurisë së një vendi dhe kështu kthehet në pasuri për brezat.

Rama: Do t’i drejtohem zyrtarisht kreut të opozitës për reformën territoriale

edi rama 2Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi se qeveria do t’i bëjë sërish thirrje me një letër zyrtare kryetarit të opozitës për të marrë pjesë në hartimin dhe miratimin e reformës administrative territoriale në Parlamentin e Shqipërisë.

Gjatë një interviste për emisionin “Top Story” të gazetarit Sokol Balla në “Top Channel”, kreu i qeverisë shqiptare, deklaroi se “Unë kam vendosur t’i drejtohem edhe njëherë me një letër kryetarit të PD që të na bashkohet në këtë proces të reformës territoriale. Është ngritur komisioni, i kemi njohur të drejtën e vetos dhe kemi kaq kohë që presim. Por ne nuk mund të presim pafund dhe qënrimi i opozitës s’mund të jetë pengesë për këtë reformë, e domosdoshme për t’i dhënë fund një historie korrupsioni, abuzimesh e shpërdorimesh që Shqipëria s’mund ta mbajë në kurriz, për t’i kthyer popullit 80 milionë dollarë në vit në formë investimesh dhe nuk është një reformë elektorale, sepse po ta kishte ne nuk do ta bënim në mënyrë të njëanshme. Ne nuk do prekim asnjë element të kodit zgjedhor”.

Duke folur për kriminalitetin, Kryeministri, theksoi se  “ka një rënie të ndjeshme me 33 për qind vrasje më pak se një vit më parë, ka mbi 30 për qind më shumë forcë goditëse ndaj trafiqeve dhe padyshim që kjo tregon se procesi ku ka hyrë Policia e Shtetit sjell hap pas hapi rezultat. Sfida jonë është që në katër vite krahasimin ta bëjmë me shifrat e kriminalitetit në rajon dhe më pas në atë të Evropës jug-lindore. Deri dje krimi ishte bërë zot i këtij vendi, ndërsa sot po rivendoset balanca mes shtetit dhe krimit. Policia është në ofensivë, krimi në difensivë”.

Zoti Rama ka vlerësuar me nota maksimale ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, por ka theksuar se nuk ka një dallim mes skuadrës së kabinetit.

“Unë s’kam bërë vlerësime të kësaj natyre sepse ne jemi një skuadër. Është hera e parë që qeveria funksionon kështu dhe e kam vlerësuar si ministrin që meriton vlerësimin më të lartë për shkak të barrës që ka përsipër. Nëse më parë e kam quajtur punën e tij si të shkëlqyer, sot kam një arsye më shumë për ta riquajtur kështu, sepse po bën një punë që së shpejti do të kthehet në produkt për publikun. Po bëhen reforma brenda strukturave, një paketë reformash për të cilën publiku do të njihet dhe që bashkë me respektimin e bazave të reja ligjore dhe futjes së teknologjisë do sjellë një transformim rrënjësor në polici dhe në gjendjen e sigurisë, përfshirë këtu sigurinë në rrugë e atë në tërësi në raport me rendin”.

Rama ka theksuar se ka marrëdhënie normale me Presidentin e Republikës Bujar Nishani dhe me institucionet e pavarura kushtetuese.

Kreu i qeverisë shqiptare ka theksuar se ka diskutuar me Presidentin e Republikës për të gjitha problemet e sigurisë kombëtare, por ka thënë se nuk dëshiron të bëjë në publik bisedën me kreun e shtetit.

“Ka ikur koha kur institucionet e pavarura linçoheshin në publik”, ka thënë Kryeministri Rama, i cili gjithsesi ka bërë të ditur se nuk ka një produkt konkret nga ana e SHISH në lidhje me shpërthimet e tritolit, për të cilat ministri i Brendshëm me fakte konkrete ka informuar dhe Presidentin e Republikës.

Kryeministri Edi Rama, ka kundërshtuar në mënyrë të prerë zërat se mazhoranca do të ndërmarrë një nismë parlamentare ndaj kreut të shtetit.

Në lidhje me legalizimet, Rama ka thënë se së shpejti do të ketë nisma që do të rikthejnë në ekonomi kapitalet e vdekura prej vitesh ndërkohë që ka deklaruar se tarifat do të jenë falas ndërsa do të paguhet toka që do të kompensohet për ish-pronarët.

Rama ka kundërshtuar gjithashtu zërat për ndryshime në kabinet, duke e argumentuar me argumentin se në një sistem bipolar ku ka dy aleanca politike nuk mund të ketë ndryshime por mbajtje përgjegjësish. Kreu i qeverisë ka riktheksuar qëndrimin se ka një marrëdhënie të mirë me Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kreun e saj, Kryeparlamentarin Ilir Meta, të cilin Rama e ka cilësuar si bashkëkryetarin e koalicionit.

Duke folur për koalicionin Rama tha se “Kjo është aleancë që është votuar nga 1 milion shqiptarë. Jemi shumë të vegjël për ta cënuar besimin e tyre”.

Kryeministri ka theksuar se së shpejti qeveria do të dërgojë në Parlament nismën për të ndëshkuar abuzuesit e energjisë, ndërkohë që ka shtuar se ka një ulje të humbjeve të CEZ nga 52% në 42 %. “Do të luftojmë ndaj atyre që s’paguajnë që në fakt i bien në qafë atyre që paguajnë. Do ta nisim ndaj institucioneve të shtetit dhe atyre që kanë mudnësi të paguajnë”, tha Rama.

Michelle Obama pritet me nderimet më të larta në Pekin

michelle-obamaZonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama u prit sot në Pekin nga bashkëshortja e presidentit kinez, Xi Jinping me nderimet më të larta në kuadër të një vizite që do të forcojë lidhjet mes dy fuqive të renditura të parat në rang botëror.
Zonja Obama, vajzat Sasha dhe Malia do të qëndrojnë shtatë ditë në Kinë. Ky udhëtim i është kushtuar temave si arsimimi i të rinjve dhe përpjekja për të larguar mosbesimin që karakterizon marrëdhëniet kino-amerikane.