Batuta dhe ofendime në Kuvendin e Shqipërisë

Berisha-ne-KuvendDitën e sotme pritet që në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë të diskutohet ligji antimafie, i propozuar nga Ministria e Drejtësisë. Por, që në fillim diskutimi ka nisur me përplasje dhe ofendime mes të majtë dhe të djathtëve. Deputeti i djathtë Sali Berisha e ka nisur me fjalë fyese dhe pa etikë drejtuar kryeministrit Rama. Berisha tha se, Rama ofendoi doganierët duke i quajtur zhulsa dhe të palarë.

Berisha deklaroi se pas një heshtje varri mësohet nga mediat një marrëveshje e firmosur në fshehtësi të plotë me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Në këtë linjë ai tha se nuk ka lajm më tragjik për qytetarët, se sa të mësojnë se do të rritet më tej çmimi i energjisë, çmimi i ujit, duke kujtuar se në vende të ndryshme të botës, uji jepet falas. “Kur është fjala te uji duhet ti japim ujë të lahet pa paguar, sepse e ka fytyrën e palarë. Kur ishte në skuadrën e basketbollit nuk i afrohej njeri sepse qelbej në erë, i afrohej vetëm mjeku për mëshirë. Ai burrë që u tregon doganierëve djersën e palarë në fytyrë, ai është një zhuls që vetëm ai e di dhe shfrytëzon postin e kryeministrit me gjuhë ordinere. Ç’kryeministër je ti mor, ti je një ordiner. Si mund të fyesh punonjësin ti, dinjiteti i punonjësve është kryesori”, tha Berisha. Në vijim ai kërkoi që të modifikohet rendi i ditës seancës parlamentare dhe të diskutohet marrëveshja për Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Nga ana e tij kryetari i Kuvendit Ilir Meta, deklaroi se propozimet e opozitës do të trajtohen me seriozitet, ndërsa kërkoi që të tregohet kujdes në gjuhën e përdorur, duke shtuar se opozita duhet të jetë modeli i etikës.

Meta: Të ruajmë etikën. Aq më tepër që sot është dita ndërkombëtare e lumturisë, nuk shkon.

Topalli-Metës: Prandaj të shoh që je shumë i lumtur, po nuk e shoh kaq të lumtur kryeministrin, ndoshta je i lumtur ngaqë nuk është i lumtur kryeministri

Ndërhyn Rama

Topalli – Ramës: Mos fol pa leje

Meta: Kuptohet ngase jam i lumtur, ngaqë ka dy jave që dikush mungon në Kuvend

Xhafa për Berishën: Është e turpshme. Nëse do vazhdojmë kështu të ndërpritet seanca të mbledhin grupet parlamentare parlamentare . Nuk kanë borxh qytetarët të kenë mungesën e etikës në Parlament, jeni atje të vendoset një etikë. Një deputet i thjeshtë mund të dalë përjashta e të mos hyjë dy javë në Parlament. Dy standard nuk mund të ketë. Turp për Parlamentin të vazhdojë me këtë gjuhë nuk është e denjë për një njeri të jashtëzakonshëm .

Meta: Jam dakord të ruhet etika

Një emigrant afrikan në një qendër të përkohëshme në Melilla, Marocco

Një emigrant afrikan në një qendër të përkohëshme në Melilla, Marocco. (Juan Medina, Reuters/Contrasto)
Një emigrant afrikan në një qendër të përkohëshme në Melilla, Marocco. (Juan Medina, Reuters/Contrasto)
Një emigrant afrikan në një qendër të përkohëshme në Melilla, Marocco. (Juan Medina, Reuters/Contrasto)

NATO: Krimeja kërcënimi më i madh për stabilitetin e Evropës që prej Luftës së Ftohtë

1natoSekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen u shpreh sot se bashkimi i Krimesë me Rusinë përbënte kërcënimin më të rëndë për stabilitetin e Evropës që prej Luftës së Ftohtë.

”Kemi parë kriza të tjera në Evropë këto vitet e fundit: Ballkani në vitet ’90, Gjeorgjia në 2008-n. Por, ky është kërcënimi më i rëndë ndaj sigurisë dhe stabilitetit të Evropës që prej fundit të Luftës së Ftohtë”, deklaroi Anders Fogh Rasmussen në një fjalim që ai parashikon ta mbajë sot në Uashington.

BB dhe FMN: Ekonomia shqiptare po përballet me disa rreziqe

FMN-JAEkspertët e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore kanë përpiluar një raport ku vlerësojnë ekonominë e Shqiprisë. Sipas tyre, edhe pse Shqipëria e përballoi krizën e vitit 2008 relativisht mirë, ekonomia është e dobët, çekuilibri makroekonomik është i madh dhe sektori financiar përballet me disa risqe. Sipas këtij raporti, “politikat zbutëse kanë shteruar, ndërkohë që një pjesë e madhe e borxhit publik afatshkurtër përmban risqet e rinovimit. Me tregtinë dhe lidhjet e forta me zonën EURO, ekonomia është e ndjeshme dhe ndaj rreziqeve të jashtme”.

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar dhe Bankës Botërore disa tipare të sektorit bankar shqiptar e rrisin dobësinë e tij kundrejt goditjeve. “Bankat zotërojnë sasi të mëdha të bondeve të emetuara nga qeveria, gjë e cila i ekspozon ndaj humbjeve të konsiderueshme, në rast të rivlerësimit të çmimit të borxhit. Bilancet – thuhet në raport – janë përkeqësuar për shkak të rritjes së shpejtë të kredive të këqija dhe rënia e fortë e përfitueshmërisë lë pak vend për t’u përballur me goditjet”.

Edhe orientimi i fortë ndaj euros konsiderohet një burim tjetër dobësie, ndërkohë që vlerësohet se, “rreziku sistemik është rritur së fundmi edhe me krijimin e fondeve të investimit. Ndërsa këto fonde kanë ndihmuar në diversifikimin e blerësve të bondeve qeveritare, ato nuk janë të monitoruar dhe rregulluar ashtu siç duhet”, vlerësohet në raport, ku propozohen dhe një sërë rekomandimesh të cilat duhet të mbahen parasysh nga autoritetet financiare shqiptare.

Presidenti i Kolumbisë urinon para elektoratit

juanPresidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos, ka lagur pantallonat gjatë një fjalimi elektoral, dhe videoja e kësaj ngjarjeje është shpërndarë me shpejtësi në internet.

Presidenti 62-vjeçar po fliste para mbështetësve të tij në qytetin bregdetar të Barrankijës, kur pa e kuptuar filloi të lagej në pantallona. Santos, i cili i është nënshtruar një operacioni për heqjen e një tumori në prostatë në vitin 2012, megjithatë ai nuk e ndaloi fjalimin e tij as pas këtij incidenti te sikletshëm.

 

Juan Manuel Santos është zgjedhur president i vendit amerikano-latin në vitin 2010 dhe shpreson të qëndrojë në postin e tij edhe pas zgjedhjeve të 25 majit.

Pollo: Largimi i kryetares së AMA-s për të krijuar monopol mediatik

genc-pollo3_0Partia Demokratike ka reaguar sot në lidhje me shkarkimin e kryetares së AMA-s, Endira Bushati. Deputeti i PD-së, Genc Pollo, nëpërmjet një deklarate për mediat, akuzoi Kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta, ka urdhëruar falsifikimin e fakteve dhe mashtrimin përmes shkresave duke detyruar vartësit e tij të firmosin largimin e zonjës Bushati.

“Kryetari i Kuvendit  Ilir Meta duket se urdhëron falsifikimin e fakteve dhe mashtrimin përmes shkresave duke detyruar vartësit e tij të firmosi se ‘fluturon samari’. Konkretisht, në dy shkresa të Shërbimit të Monitorimit të Institucioneve të Pavarura të pas zgjedhjeve parlamentare, e para më 30 korrik, e dyta më 14 tetor 2013, konfirmohet se kryetarja e AMA-s dhe tre anëtarë kanë mandate të plotë, ndërkohë  që ka dhe tre poste vakante të cilat duhen plotësuar. Në shkresën e tretë të 12 marsit, javën e shkuar, ndodh zbulesa që AMA ka jo vetëm tre poste anëtarësh vakant, por edhe se posti i  kryetarit është prej vitesh vakant. Kjo shkresë i dërgohet vetëm e personalisht Kryetarit të Kuvendit,  por jo siç ka ndodhur gjithmonë, komisionit tonë”, -deklaroi Pollo.

Më tej Pollo tha se e gjitha kjo është një përpjekje për të krijuar e konsoliduar monopole në tregun mediatik, që konsumatorët të paguajnë 300 mijë lekë të vjetra një kartë abonimi digjitale, që në kushtet e konkurrencës se lirë do ta blinin për vetëm 200 mijë lekë të vjetra.

Samaras: Arrihet marrëveshja me Trojkën. Mbi 500 mln euro ndihmë për Greqinë

samaras1Të paktën 500 milionë euro do të shpërndahen  brenda muajit maj si asistencë sociale nga suficiti primar i vitit 2013, që prek shifrën 3 miliardë euro, bëri të ditur kryeministri Antonis Samaras, menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me Trojkën.

Në deklaratën nga selia e ministrisë së financave, kryeministri Samaras deklaroi mes të tjerash, se asistenca sociale do të jepet mbi bazën e kriterit të të ardhurave dhe të pasurisë.

Përfshihen gjithashtu pjesëtarët e forcave të armatosura dhe të sigurisë me pagë nën 1.5000 euro, ndërsa do të jepet asistencë edhe për të pastrehët.

Në të njëjtën kohë, që nga 1 korriku do të ulen me 3,9 njësi kontributet e sigurimeve. Brenda vitit 2014 do të disponohen 3 miliardë euro për shlyerjen e detyrimeve shtetërore ndaj biznesit, me qëllim që të forcohet likuiditeti në ekonominë greke dhe një pjesë e suficitit do të disponohet për shlyrjen e borxhit publik.

Kryeministri gjithashtu saktësoi se nuk ka për të patur masa të reja shtrëngese.  “Negociatat e gjata me Trojkën po mbyllen me sukses. Kur të tjerët vinin në diskutim arritjet e ekonomisë apo përpiqeshin madje edhe t’i anulonin, kjo qeveri, e bashkuar, bëri me seriozitet atë që është misioni i saj, ta nxjerrë vendin nga kriza. Ishim zotuar të eliminojmë daljen e vendit nga euro. Dhe e arritëm. Ishim zotuar ta nxjerrim vendin nga recesioni. Po e arrijmë tani. Luftonim të arrinim suficit primar dhe madje më herët nga sa parashikonte programi, për mos t’u varur vazhdimisht vendi nga huatë e reja. Dhe ia arritëm. Ishim angazhuar të shpërndajmë një pjesë të suficitit në ekonomi, për t’u shpërblyer sakrificat kolosale të popullit grek. Atë po bëjmë tani. Dhe po ju deklaroj me kënaqësi të madhe, se mbi 500 milionë euro do të jepen menjëherë për një milion grekë, mbi bazën e krtereve të të arhurave dhe të pasurisë. Domethënë, te më të varfërit, ta ata ndaj të cilëve u bënë më shumë padrejtësi, tek ata që e kanë më shumë nevojë” tha Samaras.

Ai shtoi më tej se marrëveshja parashikon edhe shumë ndryshime strukturore të rëndësishme me karakter strukturor, që çlirojnë ekonominë, që rritin kompetivitetin dhe që ulin çmimet. “Po flas për reforma që janë bërë ndërkaq në vende të tjerë dhe që duhej të ishin bërë para shumë vjetësh edhe në Greqi. Tani, kjo vonesë e vendit tonë po kapërcehet përfundimisht. Sigurisht, përpjekja vazhdon. Do të bëhemi një ekonomi bashkëkohore europiane. Një Greqi e re. Sot po finalizohet një periudhë e gjatë prove dhe po bëhet një fillim i ri. Me shpresë, sepse sakrificat po japin rezultat. Me më shumë shpresë, sepse tashmë rezultatet po bëhen të dukshme, të kapshme nga qytetari. Dhe me kredibilitet, mbi të gjitha. Sepse qeveria i mban angazhimet e veta. Greqinë pra, e besojmë dhe do ta ngremë përsëri lart”, përfundoi deklaratën kryeministri Samaras.

Koka vendorëve: Merrni masa për mbetjet, ndryshe gjoba

lefter kokaMinistri i Mjedisit, Lefter Koka urdhëron drejtuesit vendorë që të marrin masa të menjëhershme për menaxhimin e mbetjeve të cilat janë përgjegjësi e drejtpërdrejtë e pushtetit vendor.

Në një letër dërguar 390 kryetarëve të komunave dhe bashkive në të gjithë vendin, Koka thekson se nëse nuk do të merren masa më lëtë drejtim Ministria e Mjedisit, në përputhje me ligjin do të penalizojë drejtuesit e njësive vendore me gjobë nga 500.000 lekë deri në 1.000.000 lekë.

Gjithashtu në letër theksohet se nëse do të konstatohet përsëritje e kundravajtjes Ministria e Mjedisit do të marrë masa më të rënda ligjore duke i propozuar Këshillit të Ministrave që t’i kërkojë Këshillit të Komunës/Bashkisë shkarkimin e Kryetarit për shkelje të rënda të Kushtetutës dhe të ligjeve në fuqi.

Në fund të letrës së tij, Ministri i Mjedisit, Lefter Koka u kujton drejtuesve vendorë se ata janë të zgjedhur nga qytetarët për tu shërbyer atyre sa më mirë.

“Gjendja e rëndë e mbeturinave në territorin që ju administroni dëshmon për një neglizhencë dhe papërgjegjshmëri në të shkuarën, ndaj detyron Ministrinë e Mjedisit, që në mbrojtje të standardit të jetës së qytetarit, të marrë masa ligjore ndaj çdo drejtuesi të pushtetit vendor, pa asnjë dallim partiak” shkruhet në letrën që Ministri i Mjedisit u ka drejtuar të gjithë drejtuesve të qeverisjes vendore në Shqipëri.

Moro:Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë. S`ka azil politik në Francë

ambasadorja-francezeAmbasadorja e Francës në Shqipëri Christine Moro deklaroi sot se marrja e statusit në qershor është i mundshëm por i takon Shqipërisë të bëjë hapin e duhur.

Duke iu referuar kritereve të kërkuara nga BE-ja për Shqipërinë, Ambasadorja ka ftuar klasën politike të bashkëpunojë për integrimin ndërsa kërkoi nga opozita të mos bllokojë procest integruese të vendit.

“Ka patur hapa të ngadaltë në vitet e kaluara për integrimin. Për ne është me rëndësi të ketë bashkëpunim mes klasës politike. Duhet bashkëpunim pozitë-opozitë. Opozita duhet ta kuptojë rolin e saj. Në një vend demokratik, asaj i kërkohet bashkëpunim jo të bllokojë proceset integruese, debatin. Prespektiva për marrjen e statusit në qershor është e hapur, i takon Shqipërisë të kompletojë përpjekjet, të bëjë hapin e duhur” ka theksuar ambasadorja franceze.

Gjithashtu ambasadorja franceze duke vlerësuar zgjedhjet si me standarde dhe në favor të shqiptarëve, theksoi se duhen rezultate konkrete edhe në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit.

“Zgjedhjet ishin test monitorues për Shqipërinë, të cilat vendi juaj i kaloi me sukses. Ka edhe kushte të tjera, që duhen plotësur, siç është kriminaliteti dhe duhet vendosmëri për ta luftuar atë.  Kjo luftë ka filluar dhe Shqipëria e ka të nevojshme që të gjithë bashkë të luftojmë krimin e korrupsionin.  Lufta ndaj krimit dhe korrupsionit nuk është e lehtë, kërkohen rezultate efikase” është shprehur ambasadorja franceze.

Deklarata është bërë gjatë një takimi me studentët e universitetit të Shkodrës ku ambasadorja Moro konfirmoi gjithashtu se në Francë nuk ka përfitues azili politik pasi Shqipëria është në listën e vendeve të sigurta.

“Agimi i Artë” video shokuese kundër shqiptarëve

agimi i arte videoNjë tjetër video tronditëse kundër shqiptarëve ka dalë në dritë sot në Greqi. Mediat greke kanë publikuar videon, ku anëtarë të “Agimit të Artë” ku duket qartë urrejtja kundër shqiptarëve. Videoja u gjet në kompjuterin e zëdhënësit të “Agimit të Artë”, Ilias Kasidiaris, dhe në të shfaqet një person i maskuar dhe i armatosur, i cili flet me një tjetër person. Kur personi i dytë thotë “mace”, personi i parë gjuan me armë, por kur thuhet “një shqiptar”, në ato momente vjen një breshëri gjuajtjesh me armë nga shumë persona në të njëjtën kohë.

Ndërkohë që në Greqi, parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit të deputetëve të partisë “Agimi Artë”, është publikuar një tjetër video tronditëse kundër shqiptarëve, ku protagonistë duket se janë sërish anëtarët e kësaj partie.

Kjo video vjen pikërisht në momentin kur në Greqi parlamenti po zhvillon procedurat për heqjen e imunitetit për deputetët e “Agimit të Artë”, dhe kjo video do të merret si pjesë e dosjes që akuzon deputetët dhe anëtarët e kësaj partie në krijimin dhe drejtimin e organizatës kriminale. Ndërkohë Komisioni Parlamentar i Etikës votoi dhe rekomandoi sot për heqjen e imunitetit të kreut të partisë, Nikos Mihaloliakos, deputetit Kristos Papas dhe Nikos Lagos, të cilët ndodhen në burg në pritje të gjykimit.

Ndërsa në videon e parë, e cila gjithashtu është marrë si provë kundër anëtarëve dhe deputetëve të partisë “Agimi i Artë”,  shfaqej një turmë e mbështetësve të neonazistëve grekë që bërtisnin: “I shikoni ata? Janë shqiptarë, me lëkurët e tyre do të qepim rroba”.

Video