Beqaj: Për 2014-ën po prokurojmë 525 barna të reja

ilir beqjaShëndetësisë, Ilir Beqaj, në një koferencë për shtyp ditën e sotme tha se “në listën e barnave spitalore këtë vit, por edhe vitet e tjera ka midis tyre dhe barna të vetme, pra barna për të cilat nuk ka një alternativë të dytë apo të tretë”.

Gjatë analizës me shifra të mënyrës sesi funksionon sistemi i barnave, Ministri Beqaj u shpreh se “ka raste kur jo vetëm një barn është i vetëm, por edhe distributorët dhe depot farmaceutike janë të vetme. Pra, për këto barna në Shqipëri nuk ka prokurim. Nëse ligji i prokurimit kërkon të ketë konkurrencë, kur një barn është i vetëm dhe një distributor është i detyruar të pranojë çmimin që regjistron kompania”.

“Për barnat unuk nuk ka tendera”, bëri të ditur ministri ndërsa shtoi se gjatë vitit të kaluar, u blenë vetëm 327 barna “Por çdo vit në Shqipëri kanë hyrë edhe barna të paregjistruar”, shtoi Beqaj.

Më tej Ministri tha se “tregtimi i barnave është një proces i rregulluar tashmë. Në Shqipëri do të hynë barna në mënyrë të kontrolluar pasi do të regjistrohen me të gjitha detajet qoftë për një barë të vetëm”.

“Lejimi i importit të barnave të paregjistruara në rrethana të caktuara është kompetencë që ligji i barnave ia jep ministrit të shëndetësisë.Për më tepër, kjo gjë bëhet edhe më e domosdoshme, në kushtet kur në tenderat që po realizohen, për shumë barna të regjistruara, madje me disa alternative, nuk ëshë paraqitur asnjë ofertë. Edhe pse shumat nuk janë të vogla, kompanitë nuk ofertojnë.Gjithashtu, prej disa vjetësh të gjitha vaksinat dhe barnat antiretroviralë vijnë në Shqipëri me leje importi”, deklaroi Beqaj.

“Proçedura e barnave spitalore është nje proçedurë që zgjatet sepse ka disa kufizime praktike.Për 2014-ën po prokurojmë 525 barna.Pra, lista është rritur me 198 barna përkundrejt 327 që përfshiheshin në 2013″, deklaroi ai.

“Nuk mund të bëjmë një tender, por disa tendera. Ndaj zgjat procedura”, u shpreh Beqaj.

Ministri tha se fondi limit i barnave spitalore për vitin 2013 ishte 1,319,105,000 lekë, përkundrejt 1,520,017,000 lekë që u bë në 2014.Pra, fondi i barnave është rritur me 15.2%.

Lidhur me kriteret e procedurave tw prokurimit të barnave për përdorim spitalor për vitin 2014, ministri sqaroi se “për medikamente te paregjistruara për qarkullim në territorin e Shqipërisë, kërkohet që ato të jenë të regjistruara në një nga vendet e Bashkimit Europian, Zvicër, SHBA, Japonisë, Kanadasë, Australisë, ose barna te prodhuara dhe të regjistruara për qarkullim në vendet e Ballkanit. Për këtë ofertuesi duhet të paraqesë deklaratën me anë ne të cilës të konfirmohet regjistrimi i medikamenteve që ofron në një nga vendet e mësipërme. Në deklaratë duhet të specifikohet emir dhe adresa e plotë institucioneve të autorizuar që kanë bërë regjistrimin e barnave për qarkullim në një nga vendet e sipërcituar, data e regjistrimit si dhe periudha e vlefshmërisë së regjistrimit”.

Duke nënvizuar se përcaktimet e Pikës 6 sigurojnë që të mos cënohet siguria e barnave që vijnë në Shqipëri, Ministri Beqaj sqaroi se për specifikat e importimit të barnave në Shqipëri, pavarësisht nëse janë për nevoja spitalore apo ato të tregtimit të barnave në farmaci, çdo sasi e importuar shoqërohet me çertifikatë origjine, fletë analizash, faturë fiskaledhe listë paketimi, praktikisht, të njëjtat dokumenta që kërkohen edhe për një bar të regjistruar.

Siri, vritet reperi Gjerman

deso dogg1Vritet në Siri reperi i njohur gjerman Deso Dogg. Emri i plotë i tij është Denis Mamadou Gerhard Cuspert dhe ka lindur në Berlin më 1975. Ai e braktisi karrierën e tij rap kur u konvertua në fenë islame dhe mori emrin Ebu Maleeq. Fillmisht ai u zhvendos në Egjipt dhe më pas në Siri, ku luftoi në anën e forcave xhihadiste anti-qeveritare, ku dhe njihej me emrin e luftës Ebu Talha el-Almani. Pak muaj më parë ai ishte betuar për besnikëri ndaj grupit islamik të xhihadit, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit. Në orët e para të mëngjesit të së martës 22 prill, u konfirmua vdekja e tij në një web-site në internet, ndërsa bashkëluftëtarët e tij akuzuan për vrasjen luftëtarët e grupit tjetër xhihadist Al Nusra. Të dy grupet xhihadiste, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit dhe Al Nusra, kanë rekrutuar një numër të konsiderueshëm shqiptarësh. Më poshtë linku i njërës prej publikimeve të shumta të Dogg. http://www.youtube.com/watch?v=xlEV5XyKJI4

Koka: Kryebashkiakët të mirëmbajnë mjedisin

lefter kokaNë ditën ndërkombëtare të tokës, Ministri i mjedisit, Lefter Koka tha ditën e sotme,  në një deklaratë për gazetarët se mjedisi që na rrethon kërkon të ruhet dhe mirëmbahet.

“Absolutisht çdo gjë që na rrethon kërkon të mirëmbahet”, u shpreh Ministri Koka.

Ai tha se “është një e drejtë që gezon Ministria e Mjedisit me vendim të Këshillit të Ministrave, jemi të detyruar t’i drejtohemi zgjedhësve vendorë për të kryer detyrat e tyre në zonat që administrojnë dhe për të paraprirë sezonin turistik, kjo është një nga resurset ekonomikë por un besoj se çdo njeri duhet të ndjehet përgjeshëm”.

“Shumë shpejt do të bëhet e mundur analiza e Kryetarëve të Bashkive, në rast papërgjeshmërie do të vihen gjoba”, u shpreh Koka.

Grabitet argjendaria pranë gjykatës së Tiranës

Grabitje-me-maska-e-armeNjë argjendari pranë Gjykatës së Tiranës është grabitur sot rreth orës 09:40 minuta

Nga të dhënat e para dy autorët ishin me skafandra motori.

Pasi kanë kryer grabitjen  autorët janë larguar nga vendngjarja me një motor të zi.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Gazetari ynë informon se dy autorët mendohet se kanë qenë të maskuar si policë dhe sasia e mallit që  kanë arritur të marrin kap shifrën e 400 mijë lekëve.

Kodheli: Çmilitarizimi i Hot Spoteve vijon në të gjithë vendin

kodheli ushtriMinistrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, shoqëruar nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së, gjeneralmajor Jeronim Bazo, ka inspektuar sot ish-poligonin e demontimit të municioneve në zonën e Hajmelit në Vaun e Dejës, i cili po i nënshtrohet një rikontrolli dhe pastrimi nga trupa dhe mjete të Forcave të Armatosura.
Ministrja e Mbrojtjes Kodheli, pasi u njoh nga afër me punën që po kryejnë efektivat e FA për pastrimin e këtij ish-poligoni, ka theksuar se procesi i çmilitarizimit të Hot Spoteve vijon në të gjithë vendin. Ky proces është shumë i rëndësishëm për jetën e qytetarëve tanë. Forcat e Armatosura janë në krye të kësaj veprimtarie shumë të rëndësishme për komunitetin, është shprehur ministrja Kodheli.
Ndërsa gjeneralmajor Bazo, i ka kërkuar banorëve të kësaj zone që të qëndrojnë larg ish-poligoneve të demontimit të municioneve. “Është e pamundur që të kontrollojmë të gjithë territoret, prandaj edhe duhet bashkëpunim me komunitetin e zonës”,theksoi ai.
Gjatë këtij inspektimi ka qenë i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë së Vaut të Dejës, Gjon Marku. Ai ka falënderuar FA, të cilat i janë përgjigjur kërkesës së pushtetit vendor dhe janë angazhuar për pastrimin sa më të plotë të këtij territori me qëllim sigurimin e jetës së banorëve, pasi ka pasur disa raste që është vënë në rrezik jeta e tyre, madje dy vjet më parë ka humbur jetën një banor i këtij fshati.
Pastrimi i plotë i Hot Spoteve duhet të përfundonte në fund të vitit 2013, por kjo siç ka pohuar edhe Ministrja e Mbrojtjes në një intervistë të mëparshme, nuk u arrit, për shkak të keqmenaxhimit të fondeve nga qeveria e shkuar.
Sot për sot për Hot-Spotet e rrezikshme duhet një vlerë 3.5 milion euro për pastrimin e tyre.
Në vendin tonë janë të paktën 60-70 Hot-Spote të rrezikshme, që vijnë nga uzinat apo fabrikat dhe format e tjera. Hot-Spote quhen kryesisht vende ku ka pasur reparte ushtarake, municione. Belgjika ka pranuar të asgjësojë mbetjet tona kimike në poligonet e saj.

Kosova, para vendimeve të rëndësishme në Kuvend

 kuvendi kosoveKuvendin e Kosovës para shpërbërjes drejt zgjedhjeve parlamentare e presin vendime të rëndësishme, duke nisur nga seanca plenare e të mërkurës, këtë javë, ku do të shqyrtohet projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës.
Kryeministri Hashim Thaçi, i pyetur se a do të ketë shpërndarje të Kuvendit këtë javë, ka thënë se më parë duhet të kalohen çështje të rëndësishme për shtetin e Kosovës.
“Gjithë spektri politik kosovar është në një zhvillim të debateve të brendshme, që do të çojnë drejt vendimmarrjeve të rëndësishme në veçanti për formimin e Forcave të Armatosura të Kosovës -ushtrisë së Kosovës, për ligjin e ri zgjedhor, gjithashtu edhe të votimit të Gjykatës Speciale dhe pastaj do të shohim hapat e përbashkët që do të ndërmarrë skena politike kosovare. Pra, duhet të kalohen këto çështje, të cilat janë të rëndësishme, jetike, për shtetin dhe shoqërinë kosovare”, është përgjigjur kryeministri Thaçi.
Ndërsa, i pyetur lidhur me votimin për themelimin e Gjykatës Speciale, kreu i qeverisë kosovare është përgjigjur se “qëndrimi ynë është se kjo çështje është e padrejtë, është një proces komplet politik, është edhe një fyerje për Kosovën. Por, si rezultat i bashkëpunimit tonë të ngushtë dhe besimit të plotë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Bashkimin Evropian dhe NATO-n, qëndrimi jonë është që të votohet në Kuvendin e Kosovës”.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u është përgjigjur kështu interesimeve të medias, pasi dje pasdite ka bërë përurimin e Fabrikës së djathit të dhisë, në fshatin Kijevë të komunës së Malishevës.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për median se ende s’ka ardhur asnjë kërkesë zyrtare për shpërbërjen e Parlamentit. Ai i ka quajtur joserioze deklarimet se Parlamenti do të shpërbëhet brenda javës.

Basha: Qeveria është në dijeni të trafikut të drogës

Hipoteka-per-5-mije-banesaKryetari i Partisë Demokratike gjatë mbledhjes së grupit u shpreh, se qeveria ka të njëjtat informacione nga rrugë zyrtare siç i ka edhe opozita në lidhje me implikimin e Forcave të Armatosura në trafikun e drogës.

“Ata kanë akuzuar opozitën se po shpifte. Nuk është hera e parë dhe as e fundit, që kjo qeveri është në armiqësi me transparencën dhe mirëqeverisjen. Informimi është një e drejtë e qytetarëve. Për këtë arsye deputetët tanë kanë kërkuar një seancë dëgjimore me ministren e Mbrojtjes. Kryeministri ngado që sillet dhe ngado që të përdridhet nuk i ikën dot detyrimit për t’u përgjigjur se, çfarë ka bërë me informacion që të ngre mornicat, me informacionet e policisë, me atë të partnerëve tanë”, nënvizoi gjatë fjalës së tij, kreu i PD-së, Basha.

“Nuk tërhiqemi për asnjë arsye nga kërkesa për transparencë në Kuvend. Kjo është një çështje që ka të bëjë me kapjen apo jo të qeverisë nga krimi i organizuar. Janë informacione zyrtare që posedojmë ne dhe qeveria. Ne s’kemi akuzuar dhe nuk kërkojmë përgjigje nga FA, dinjitetin e të cilëve e kemi ngritur me anëtarësimin në NATO. Nuk po vëmë njolla, por po duam të heqim njollat që kanë lënë trafikantët, sipas informacioneve që kemi të dyja palët”, tha kreu opozitës.

Ai e ka cilësuar qesharake kërkesën e mazhorancës për ngritjen e një komisioni hetimor në lidhje me akuzat për përfshirje të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës. Basha theksoi se, mazhoranca po mban qëndrimin e dikujt “që e ka mizën nën kësulë”.

“Të enjten e kaluar u munduan të silleshin si gaztorë, këtë të enjte kanë paralajmëruar të sillen si të shkalluar. Duan të hetojnë pse e tha ai që e pa, pse nuk mbyllën sytë specialistët në ushtri apo Policinë e Shtetit, pse e panë. Duan t’i japin mësimin e heshtjes këtyre punonjësve dhe përmes tyre edhe drejtësisë”,- deklaroi Basha.

Dy ditë më parë, maxhoranca zyrtarizoi kërkesën për ngritjen e një komisioni i cili kërkon “zbardhjen e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimin e plotë të fakteve dhe të provave që provojnë ose përgënjeshtrojnë akuzat e artikuluar publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së ushtrisë për veprimtari kriminale: transport i lëndëve narkotike”.

Shkelën rregullat e qarkullimit rrugor, arrestohen 7persona

policia mamurras7 persona janë arrestuar brenda 24 orëve, për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, dhënie mjeti pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur. Arrestimi i parë në flagrancë në këtë fundjavë, ka qënë ditën e djeshme në qytetin e Kavajës. 41-vjeçari me inicialet A.H është arrestuar pasi drejtonte pa leje drejtimi motoçikletën e tij.

Për të njëjtën arsye është bërë arrestimi disa orë më vonë, i 28-vjeçarit me inicialet G.K. dhe 29 vjeçarit K.D, gjatë drejtimit të automjeteve të tyre në kryeqytet. Ndërsa katër arrestimet e tjera janë kryer këtë të djelë nga punonjësit e patrullës së policisë në Tiranë, tre për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe një për mungesë të lejes së drejtimit.

Përkatësisht 44-vjeçari me inicialet E.M, 23 vjeçri E.M, 42 vjeçari Xh.Q. janë ndaluar nga punonjësit e policisë për drejtim të mjetit në gjëndje të dehur.

Ndërkohë priten vendimet përkatëse në bazë të shkeljeve të kryera.

Policia e Kosovës, masa për ngritjen e sigurisë në trafik

policia rrugore ksMe qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë në trafik, parandalimit të aksidenteve në rrethanat e ndryshimit të motit, Policia e Kosovës me njësitet e saj ka marrë masa për përforcimin e shërbimeve të Policisë së Komunikacionit Rrugor në të gjitha akset rrugore.

Policia e Kosovës bëri të ditur sot se në rrugët urbane dhe në ato rajonale ka caktuar njësite policore të komunikacionit rrugor, të cilat do të ushtrojnë kontrolle të vazhdueshme.

Kërkohet nga të gjithë  pjesëmarrësit në trafik, përfshirë këmbësorët, e në veçanti drejtuesit e automjeteve, që të respektojnë shenjat e komunikacionit rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve atmosferike gjatë ngasjes së automjeteve.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë  pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë dispozitat ligjore të lëmit të komunikacionit, nërsa paralajmëron se do të ndërmerr masa ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

Në 24 orët e fundit në trafikun e Kosovës, sipas raportit të sotëm të Policisë,  kanë ndodhur 58 aksidente, 17 prej tyre me të lënduar, ndërsa janë shqiptuar 512 gjoba për kundërvajtje.

Moska e indinjuar pas shkëmbimit të zjarrit në lindje të Ukarinës

rusiaRusia u shpreh të dielën shumë e indinjuar pas shkëmbimit të zjarrit që shkaktuan të vdekur në lindje të Ukrainës që është pre e kryengritësve prorusë, dhe e cilësoi këtë incident si një provokim të nacionalistëve radikalë ukrainas.
“Rusia është shumë e indinjuar nga ky provokim që dëshmon për mungesë të vullnetit të mirë nga ana e autoriteteve të Kievit për të çarmatosur nacionalistët dhe ekstremistët”, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme ruse në një komunikatë të publikuar pas përplasjes me armë zjarri në Slaviansk që shkaktoi vdekjen e katër personave, tre militantë prorusë dhe një sulmues, sipas një përgjegjësi në terren.