27.2 C
Tirana
E diel, 27 Shtator, 2026

Ardit Gjebrea tërhiqet nga Kënga Magjike

Ardit Gjebrea është shprehur se do tërhiqet nga Kënga Magjike, në datat 5-7 dhjetor, 2019.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjebrea bën me dije se për shkak të tragjedisë që ka pllakosur vendin e ka të pamundur të performojë.

Shënimi i plotë: 

Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019.

Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te kendoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019! Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!

Ulet intensiteti i lëkundjeve të pastërmetit

Katër ditë nga të-rmeti 6.4 ballë i 29 Nëntorit dhe pasgoditjet kanë nisur të rrallohen tashmë.

Toka duket se ka rënë në qetësi sot, në 29 nëntor, ku numri i pasgo-ditjeve ka qenë tepër i vogël dhe me intensitet më të ulët, çka do të thotë se sipas edhe shpjegimit të gjeologëve, situata po shkon drejt normalizimit.

Prej tërmetit vdekjeprurrës të orës 03:54 të mëngjesit në 26 Nëntor e deri më tani janë regjistruar mbi 1,000 pasgoditje, disa me intensitet të lartë deri në 5.4 rihter.

Zonat më të prekura nga tërmeti ishin Durrësi, Thumana, Lezha, Kavaja dhe fshatrat përreth.

Tërmeti shkaktoi vdekjen e 50 personave dhe 750 të tjerë mbetën të plagosur. Një përllogaritje për dëmet ekonomike nuk ka ende, por shifrat mendohet të jenë tepër të larta.

Sulm me thikë në qendër të Londrës

Pasditën e sotme, oficerët e policisë londineze  qëlluan mbi një person në London Bridge, i cili ka sulmuar  kalimtarët. Dinamika nuk është ende e qartë, por burimet lokale raportojnë se policia kishte ndërhyrë menjëherë. Një kalimtar  ka filmuar skenën me telefon dhe në video shihet sulmuesi kur bllokohet nga agjentët. Për disa sekonda sulmuesi dhe agjentët e policisë.

REPORTAZH- 29 nëntori, mëngjesi i një të premtje të plagosur

Rezar Xhaxhiu

Sot Durresi nuk ishte si me pare.Ne nje dite normale do te duhej te kishte festuar 75 vjetorin e Clirimit.Por ishte i gjithi gri,i heshtur,i frikesuar.Ne shume lagje te tij,rruge e rrugica dukej sikur sapo ishte dale nga nje lufte diku,nga nje bombardim diku tjeter.Lagje dhe rruge fantazma,pallate apokaliptike,banore te hutuar,shirita policie,madje me shume shirita policie se femra ne rruge.Gjithcka ishte si ne filmin “The Day After” te Nicolas Meyer.Sot Durresi ishte qyteti i heshtjes dhe i kerrusjes nga pasiguria,nga frika dhe dhimbja.Neper kafenete e lagjeve flitej gri,heshtej zishem dhe levizej pa zhurme,a thua se cdo levizje normale,cdo buri makine apo sirene autoambulance do te mund te trondiste edhe suvane e fundit qe kishte mbetur pa rene,do te thermonte per fare edhe murin e nje dhome gjumi qe varej nga cdo pallat si nje klihme e ngelur ne gryke.Durresi sot ishte qyteti qe me friksoi,ishte qyteti qe nuk do te doja ta shihja ashtu zvarritshem ne panikun e tij,ne pasigurine e tij.Albertin nje durresak tipik e hasa duke ngarkuar valixhet ne makinen e tij…..”Po iki,nuk e di se ku,por po i iki ketij tmerri qe me perndjek prej ditesh” me tha duke u larguar si nje heshtje,madje i gjithi heshtje dhe frike.Si qyteti qe po linte pas.Sepse mjafton te ngrije koken mbi nje pallat ne lagjen 18,tek ish stacioni i Trenit apo ne bulevardin kryesor per te kuptuar se perse Durresi sot i ngjante nje qyteti me mortaje.Ishte mortaja e frikes,e pasigurise,e asaj cfare pritej te ndodhte ne ate cast,ne nje cast me pas apo kushedi se kur….Frika ishte tani mbreti i dites.Dhe nje qytet ne frike eshte nje qytet fantazem,ku edhe pse gjithcka funksionon eshte nje genjeshter e madhe.Sepse fuksionon brenda frikes,brenda pasigurise.Dhe nje qytet qe zvarritet me friken ne krah eshte si nje gjallese e plagosur qe nuk di se cdrejtim duhet te marre.Sepse i eshte vrare drita,drita qe ka cdo qytet ne kohe paqe.Drita qe shihet ne ecjen e vajzave,ne shpengimin e femijeve,ne buzeqeshjen e nje cifti.Sot keto nuk i pashe ne Durresin e mreterise se heshtjes dhe te frikes.Ndoshta neser,pasneser,jave e muaj me vone,atehere kur te rikthehem serish do ti takoj,do ti prek>Por sot jo.Durresi ishte sot nen mbreterine e grise dhe te perpelitjes se tij per ti ikur frikes,makthit dhe…hijes se vdekjes qe e shoqeronte heshturazi….

Basha: Mos e përdorni politikisht këtë fatëkeqësi, duhet të jemi të bashkuar

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë një udhëzim të prerë për të anëtarët e Partisë Demokratike. Basha thotë se të gjithë të ndarë në grupe duhet të mbajnë konktakte me qytetarët e prekur nga tërmeti për të evidentuar nevojat e tyre.

Ai thotë se nuk duhet përdorur politikisht fatkeqësia e madhe që ka ndodhur në vend, por të ndihmohen qytetarët pa asnjë dallim partiak.

Postimi i Bashës:

Duke uruar të jeni mirë ju dhe të afërmit tuaj dhe duke ju falenderuar për angazhimet e deritanishme në mbështetje të bashkëqytetarëve të goditur nga tërmeti, ju përcjell këtë udhëzim të kryetarit të PDSH.

Duke filluar nga nesër në mëngjes, të ndarë sipas grupeve më poshtë, duhet të mbajmë dhe të shtojmë praninë në terren, të takojmë qytetarët e prekur nga tërmeti, të evidentojmë çfarë nevojash kanë, dëmet e shkaktuara në banesa, të përpiqemi t’i vijmë në ndihmë me çfarë të mundemi. Grupet do të shoqërohen nga Kryetarët e Degëve dhe anëtarët e Kryesisë së Degës në secilën zonë të prekur.

Secili grup, nën orientimin e drejtuesit të strukturës së partisë në zonë (anëtar Kryesie Dege dhe Kryetar Grupseksioni/Seksioni), lëviz në të gjithë zonën, takojnë qytetarët e dëmtuar nga tërmetet, shikojnë kushtet ku ata jetojnë, dokumentojnë dhe evidentojnë kushtet dhe nevojat, mbledhin problematikat që raportojnë qytetarët dhe interesohen nëse strukturat shtetërore i kanë ofruar ndihmë apo i kanë kontaktuar.

Qëllimi nuk është të përdorim politikisht fatkeqësinë e madhe që na ka ndodhur, por t’i vijmë në ndihmë qytetarëve, prandaj duhet të shmanget çdo dalje publike apo reagim personal në facebook/tëitter, që mund të merret si përdorim politik i fatkeqësisë. Dëmet apo problematikat, dokumentohen dhe evidentohen (me video, foto, dëshmi), por nuk bëhen publike në mënyrë individuale. Ato raportohen tek Koordinatorët për secilën bashki, dhe këta të fundit më pas, në konsultim me Kryetarin e Partisë dhe/ose Sekretarin e Përgjithshëm, vlerësojnë sesi do të trajtohet çështja.

Kryetarët e Degëve ngarkojnë Kryetarët e Grupseksioneve dhe strukturat lokale të partisë, që jo vetëm të shoqërojnë grupet e punës, por të evidentojnë paraprakisht zonat, banesat dhe qytetarët që kanë patur probleme nga tërmetin dhe që do të merret kontakt. Evidentimi bëhet pa asnjë dallim partiak. Takohet kushdo dhe interesohemi për nevojat për ndihmë që kanë qytetatarët dhe pasojat që kanë patur nga tërmeti.

Erdogan: Do ndërtojmë 500 banesa për të pastrehët e pastërmetit

Presidenti i Truqisë, Recep Tayyip Erdoğan ka bërë të ditur se do të ndërtojmë 500 banesa për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri.

“Shpresojmë që ekipet tona do të kryejnë punimet në vendet e përshtatshme në Shqipëri dhe si vëllezër turq do të ndërtojnë 500 njësi banimi”, ka thënë Erdogan, raporton Angjcia e lajmeve Anadolu.

Deri tani janë disa shumë të mëdha financiare për ndërtimin e banesave, si ajo e familjes Pacolli me 1 mln euro, Bankers me 1 mln euro dhe Balfin Group me 1.2 mln euor.

Çfarë u duhet të prekurve nga tërmeti

Nga Genc Baki (qe jeton ne Japoni)

Do te doja te ndaj disa mendime rreth ndihmes qe u duhet te prekurve nga termeti gjate kesaj kohe qe nuk kthehen dot ne shtepite e tyre, keto jane bazuar mbi eksperiencen personale gjate termetit te fuqishem ne Japoni ne Mars 2011. Per miq e shoke ne Shqiperi, shperndajeni me gjere ne se ju duket e arsyeshme. Per miq e shoke ne Japoni, kontriboni edhe ju me informacion bazuar mbi eksperiencen Japoneze.

Situata pas termeteve kalon ne disa faza dhe nevojat e atyre te prekur gradualisht ndryshojne keshtu qe duhet qe ndihma qe u jepet te perkoje me ate cfare ata kane nevoje dhe jo me cfare duam ne te japim.

Nevoja e pare eshte per krevate, ushqime, veshje te ngrohta dhe veshje dimri e shiu si xhupa, cizme, kaperdina, dorashka, kapuce. Edhe batanije, sa me shume batanije.

Kane gjithashtu nevoje per uje dhe ushqime. Me e mira eshte te dergohen shishe uji te mbyllura dhe ushqime te thata qe rrojne disa dite si biskota dhe cereale. Femijeve u duhet qumesht. Uje dhe qumesht!

Atyre u duhen karikues telefonash, elektrike dore apo llampa balli si edhe batteri. Karikuesit dhe kabllot USB ishin nga artikujt me te kerkuar nga te prekurit nga termeti ne Japoni. Radiot me batteri jane shume te nevojshme qe ata te marrin lajmet me te fundit zyrtare dhe jo te rrine ne meshiren e internetit qe nuk eshte gjithmone i sakte.

U duhen gjeneratore ekektrike me benzine si edhe benzine per gjeneratoret.

Me te dobtit jane femijet, grate shtatzena, te semurit dhe pleqte. Por sidomos femijet, duhet qe ata te kthehen ne “normalitet” sa me pare. Me e mira eshte qe femijet te vazhdojne shkollen dhe edhe te kene mundesi te luajne. Do ishte mire qe femijet te qendrojne ne familjet e kushove apo shokeve qe te kene mundesi te flene mire, te jene ngrohte dhe te kene vend ku te bejne mesimet. Ata duhet te kthehen ne shkolle sa me pare, qe te henen po qe e mundur.

Vullnetaret duhet te shkojne te organizuar dhe te kene ku te flene e ku te hane dhe te mos shkojne kuturu, ndryshe do u futen ne pjese atyre qe kane nevoje dhe do shtojne barren pushtetit lokal qe duhet te mendoj edhe per ta tani. Vullnetaret mund te jene ditore, te shkojne ne mengjes e te kthehen ne darke, ose te marrin cadrat e tyre te vetat per te fjetur naten.

Kane nevoje per ilace. Ka shume mundesi qe ilacet tu kene mbetur ne germadha. Sidomos ata me semundje kronike si me tension apo me zemer apo diabet.

Ata mund te kene nevoje per te holla xhepi, per te blere ndonje ushqim apo bilete autobuzi a taksi pasi portofolat apo leke mund tiu kene mbetur ne germadha. Nuk kane nevoje per shuma te medha lekesh tani, edhe 1 milion dollare po te kene shtepine nuk e rindertojne dot brenda nates, financa vjen pak me vone. Kane nevoje te levizin, te shkojne ne spital apo zyra shteti keshtu qe vullnetare taksixhinj apo me furgona jane te nevojshem.

Per sa i perket ndihmes financiare, dhuruesit duhet te dhurojne vetem ne llogari bankare zyrtare qe media kryesore transmeton ose tek Kryqi Kuq apo Gjysem Hena e Kuqe. Do dalin matrapaze e mashtrues tiu thone qe ata po punojne per te prekurit por mos u besoni te gjitheve. Ruani veten por edhe te prekurit nga mashtruesit dhe sigurohuni qe ndihma qe jepet arrin aty ku duhet.

Jo te gjithe mund te vijme e te ndihmojme por dijeni qe nuk jeni vetem. Ngjarje te tilla na afrojne me shume me njeri tjetrin dhe na bejne me te forte si komb.

Me dhimbje dhe shume dashuri,
Genci

Albin Kurti: Ndihma është detyrë, jo dhuratë

Kreu i Vetëvendosjes në Kosovë, Albin Kurti ndodhet sot në Durrës, për të vizituar të prekurit nga tërmeti. Nga atje ai u shpreh, se jemi një komb ndaj e kemi për detyrë të ndihmojmë njeri-tjetrin në ditë të vështira.

“Shqiptarët gjithmonë e ndihmojnë njëri-tjetrin, sepse jemi një komb dhe besoj që kjo përkrahje që bëjmë, e japim dhe marrim është një detyrë kombëtare, prandaj këtu duhet të bëjmë më shumë punë se sa falënderime, sepse ta ndihmojmë njëri tjetrin e kemi obligim. Ndihma për njëri tjetrin nuk është dhuratë, por është obligim, por është e rëndësishme  që të jetë sa më e organizuar”, u shpreh Kurti.

*Dritare

Samir Mane jep 1,2 milionë lekë për të prekurit nga tërmeti

Bordi Drejtues i Grupit Balfin nën kujdesin e veçantë të Presidentit Samir Mane, dhe kompanitë përkatëse të Grupit vendosen sot që të akordojnë shumën prej 1.2 milione eurosh për të dëmtuarit nga tërmeti në Shqipëri.

Përveç kësaj shumë të akorduar, kompanitë e Grupit Balfin, si Spar, Neptun, Jumbo, etj, jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, Maqedonisë, Bosnjës, e kështu me radhë, që në ditën e parë, i kanë qëndruar pranë banorëve të pastrehë, duke u ardhur në ndihmë me mjetet e nevojshme dhe bazën ushqimore.

Grupi Balfin bën të ditur se ndihmat e tij do të vijojnë çdo ditë.

Tërmeti, Rama kërkon ndihmën e opozitës

 

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së sotme të mëngjesit bashkë me kabinetin qeveritar, njoftoi se është bërë paraprakisht një bilanc i dëmeve të tërmetit.

“Në Durrës janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht, 176 pallate të dëmtuara. Në Tiranë, janë 15 të banesa shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit, 61 pallate të dëmtuar rëndë. Në Tiranë janë 3480 persona pa shtëpi. 1 mijë janë të akomoduar në 5 qendra private, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit. Në Elbasan janë akomoduar 209 persona, ndërsa në Durrës 625.”

Më tej kryeministri tha se do të ishte i lumtur, nëse edhe opozita do të ndihmonte, në çfarëdo mënyre.

“Nuk kemi çfarë ndajmë në këtë aspekt përveçse nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit”, tha Rama.

Mesa duket tërmeti ka zbutur marrëdhënien mes PS-PD.