Tërmeti, Rama kërkon ndihmën e opozitës

22

 

Kryeministri Rama, gjatë mbledhjes së sotme të mëngjesit bashkë me kabinetin qeveritar, njoftoi se është bërë paraprakisht një bilanc i dëmeve të tërmetit.

Në Durrës janë 701 banesa të dëmtuara, 12 të shkatërruara totalisht, 176 pallate të dëmtuara. Në Tiranë, janë 15 të banesa shkatërruara, 239 banesa të dëmtuara, 8 pallate jashtë funksionit, 61 pallate të dëmtuar rëndë. Në Tiranë janë 3480 persona pa shtëpi. 1 mijë janë të akomoduar në 5 qendra private, të tjerët në çadra dhe tek të afërmit. Në Elbasan janë akomoduar 209 persona, ndërsa në Durrës 625.”

Më tej kryeministri tha se do të ishte i lumtur, nëse edhe opozita do të ndihmonte, në çfarëdo mënyre.

Nuk kemi çfarë ndajmë në këtë aspekt përveçse nevojën e përbashkët për të bërë më të mirën për njerëzit”, tha Rama.

Mesa duket tërmeti ka zbutur marrëdhënien mes PS-PD.