Dy zebra buzeqeshin perpara aparatit fotografik , Rizarva Natyrore Sondela ne afriken e jugut!
Vendimi i CAS, terbohen mediat serbe.
Serbet jane terbuar pas vendimit te CAS per ti dhene 3 pikeshin ne tavoline Shqiperise per ndeshjen e luajtur ne Beograd ku degjeneroi ne dhune nga ana e Serbeve. Mediat serbe shprehin mllefin e tyre perkundrejt CAS duke e quajtur vendimin te padrejte.
Gazeta Serbe “Blic” e quan kete vendim te pabesueshem.
“Kurir” e quan si teper skandaloz kete vendim nga ana e CAS.
CAS na kthen 3 pikët e mohuara për ndeshjen me Serbinë
Gjykata e arbitrazhit sportiv i jep Shqiperise 3 piket ne tavoline per ndeshjen eliminatore ndaj Serbise.
Vendimi u mor sot dhe tashmë është gjithçka zyrtare. Shqipëria merr 3 pikët e mohuara nga UEFA.
Lajmin e gëzuar e ka përshëndetur menjëherë kryeministri Rama.
Supeeeer! Ja ç’dmth drejtesi europiane! 3 pike per Kombetaren Kuqezi ne Beograd!!! #ForcaShqiperia shkruan ai në face book.
Renditja e FIFA-s, Shqipëria shënon rekord. Renditet ne vendin e 36-te.
Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur renditjen më të mirë në histori në klasifikimin e përmuajshëm të FIFA-s.
Shqiperia renditet ne vendin e 36-te duke avancuar 15 vende nga klasifikimi i nje muaji me pare nga FIFA. Shqiperia ka lene pas ekipe si Serbia, Greqia, Sllovenia, Turqia etj.
Me këtë renditje, Shqipëria blindon vendin e saj në vazon e tretë të shortit të eleminatoreve të Botërorit “Rusi 2018” që do të hidhet në 25 korrik, ku do të ketë mundësinë që të ketë në grup 3 skuadra me koeficient më të ulët, pra teorikisht ekipe më të dobëta.
Rrefimi i Mjacajt
TIRANE – Gjakftohtësia e 20-vjeçarit Sokol Mjacaj i ka lënë pa fjalë hetuesit të cilët kanë dëgjuar rrëfimin e qetë të të riut i cili pa ju dridhur qerpiku ka treguar çdo moment nga ekzekutimi i çiftit të turistëve çek Michal Svatos dhe Anna Kosinova mbrëmjen e 3 korrikut në fshatin Prekal të Shkodrës.
Pas vrasjes Sokol Mjacaj ka tentuar të bëjë mbrëmjen e zakonshme të tij dhe ështës shfaqur i qetë në lokalin e një të njohuri të tij në fshatin Grudë e Re. Ndërsa ka konsumuar kafe është shfaqur majft i ftohtë duke mos lënë asnjë përshtypje se vetëm një ditë më parë kishte marrë dy jetë nga plumbat e kallashit që i dha në befasi pas koke tu turistëve, të cilëlëveiu fut me dhunë në makinë ku dhe i ekzekutoi.
Këto detaje reflektohen në dëshminë e plotë që Mjacaj i ka dhënë hetuesve, dëshmi të cilën A1 Report e siguron ekskluzivisht. Në zbardhjen e vrasjes së dyfishtë që zgjoi revoltën e opinionit publik shqiptar, ka ndihmuar një i ri me inicialet A.D, pronari i lokalit ku Mjacaj zgjodhi të pushojë disa orë pas krimit makabër.
Majcaj pranon se grabitjen e kish planifikuar më parë dhe mesditën e 3 korrikut ka dalë në rrugë duke u hequr si pasagjer, ndërsa A.D dëshmon se Mjacaj i ka shitur telefonin që i vodhi çekëve pas vrasjes, për vetëm 500 lekë.
Ekipet shqiptare ne Uefa Europa League, kualifikohet Kukesi , Laci mbyll aventuren.
Kukësi kualifikohet në rrethin tjetër të Europa League, pasi që ka eliminuar skuadrën nga Bjellorusia, Torpedo Zhodino. Kukesi barazoi ne fushen kundershtare por kualifikohet pas fitores 2-0 ne Tirane. Ne minuten e 74` Pero Pejic pati nje mundesi te mire shenimi me ane te penalltise por e humbi ate megjithate kjo nuk rrezikoi kualifikimin e Kukesit ne turin e tjeter
te kualifikueseve per Uefa Europa League.
Laçi barazoi 0:0 në Baku me ekipin nga Azerbajxhani, Inter Baku, por eliminohet shkaku i barazimit si vendas 1:1. Sepse goli si mysafir ka vlerë më shumë dhe kjo i kushtoi Laçit skualifikimin.
Shkoder, gjykata le ne burg kujdestaren qe dhunoi jetimet

Kujdestarja e jetimores se Shkodres e akuzuar per keqtrajtim dhe dhune ndaj jetimeve eshte lene ne burg nga Gjykata e Shkodres.
Kjdestarja Edvana Sulaj ishte pjes e skandalit te publikuar tre dite me pare, ku kjo punonjese e institucionit, keqtrajtonte dhe ushtronte dhune ndaj te miturve jetim te jetimores ne te cilen ajo punonte. Pas publikimit te videoskandalit punonjesja u pushua nga puna dhe u vu menjehere ne prangat e policise.
Diten e sotme prokuroria kerkoi ne gjykate caktimin e mases se sigurise arrest me burg te edukatores me akuzen e keqtrajtimit te te miturve, rrahjes she shkaktimit te demeve te tjera me dashje.
17 zyrtarë në Prokurori, nuk deklarojnë pasurinë
Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave çon në Prokurori plot 17 zyrtarë për mosdeklarim pasurie.
Mes të paditurve, janë Drejtorë Ministrish, gjyqtarë, inspektorë të doganeve dhe tatimeve e doganierë, kryetarë komunash, etj.
Ja lista e tyre:
– Ilir Kurti, për funksionin Drejtor, Ministria e Punëve të Brendshme;
– Anila Andoni Çili, për funksionin Drejtor, Ministria e Financave;
– Admirim Spahiu, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
– Adelina Zarka, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier;
– Petraq Çuri, për funksionin Gjyqtar, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Durrës;
– Andri Çota, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd;
– Astrit Marku, për funksionin Përgjegjës Sektori, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Aleksandër Paja, për funksionin Inspektor, Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Armand Fida, për funksionin Doganier, Dega e Doganës Rinas;
– Ferdinant Kosti, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë;
– Erion Daçi, për funksionin Regjistrues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat;
– Artan Vokshi, për funksionin Doganier, Dega e Doganës Tiranë;
– Luan Harusha, për funksionin Kryetar, Komuna Rrethinat, Shkodër;
– Seit Hyseni, për funksionin Specialist, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Flamur Sala, për funksionin Kryetar, Komuna Drenovë, Korçë;
– Aleksandër Myrtaj, për funksionin Drejtues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier;
– Oresti Vuçaj, për funksionin Drejtues, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër;
Arrestohet në kufi, tentoi të kalonte 46 kilogramë kanabis
Policia kufitare e Kakavijës godet një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Rreth 46 kilogram kanabis sativa u bllokua paraditen e sotme në një automjet tip Fiat me targe AA 360 LR, ndërsa u arrestua edhe poseduesi i saj nga Shkodra, Ridvan Stankaj, 37 vjeç.
Lënda narkotike e ndarë në 53 pako dhe e mbështjellë me natriban ishte fshehur në pjesën e dyshemesë së makinës.
Materialet në ngarkim të të arrestuarit do ti kalojne Prokurorise se Krimeve Renda Tirane per “Trafik Nderkombetar te Lendeve Narkotike”.
Grabitja ne Durres
K
jo eshte nje nga maskat qe perdoren autoret e ngjarjes dje qe grabiten filialin e bankes Credins prane bashkise se Durresit, ku grabiten nje shume totale prej 35mije euro.
Grabitet në qendër të Durrësit, mesditën e djeshme një bankë e nivelit të dytë. Dy persona të maskuar duke kërcënuar personelin dhe rojet me armë zjarri kanë mundur të grabisin një bankë të nivelit të dytë, e cila ndodhet në qendër të qytetit të Durrësit, ngjitur me godinën e bashkisë.
Autorët kanë arritur që të marrin një shumë të konsiderueshme të ardhurash, konkretisht 8.765 Dollarë, 7.015 Euro dhe 17.741.320 lekë të vjetra. Largimi i tyre nuk zgjati shumë pasi policia bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin e njërit prej tyre, shtetasit Alban Duka, 31 vjeç, banues në Tiranë.
Mësohet se punonjësit e bankës menjëherë kanë njoftuar policinë e Durrësit, e cila në pak minuta kishte arritur që të krijonte aksionin për kapjen e tyre.
Policia ngriti menjëherë postblloqe në pikat kyçe, ndërsa një patrullë dhe efektivë të qarkullimit rrugor u vunë në ndjekje të motorit, me të cilin lëviznin dy autorët. Për të evituar pranin e forcave të Policisë, autorët kishin menduar të lëviznin nëpërmjet rrugës së vjetër Plepa-Tiranë. Por pak kilometra para se të futeshin në këtë segment, pikërisht në vendin e quajtur Unaza e Plazhit, policia kishte ngritur një tjetër postbllok.
Efektivët pikasën mjetin me të cilin lëviznin dy autorët dhe i urdhëruan ata të hapnin krahun, por duket se personi që ndodhej mbrapa drejtuesit, u hodh menjëherë nga mjeti dhe u largua më shpejtësi në rrugët e ngushta të lagjes Nr. 13, ndërsa shtetasi Alban Duka u neutralizua në kohë nga policia.
Policia e Durrësit bëri me dije se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale armët, maskat, parat e grabitura, si dhe mjetet me të cilat lëviznin autorët. Nën cilësinë e provës materiale autorëve u janë sekuestruar: “një armë zjarri tip automatik kallashnikov, një armë zjarri tip pistoletë, 29 fishekë, 1 motoçikletë, 1 makinë tip Jaguar:, 1 paruke (maskë), 2 bluza dhe 1 çantë që shërbente për vendosjen e parave së bashku me shumën e parave të grabitura”, deklaroi policia e Durrësit







