Arrestohet në kufi, tentoi të kalonte 46 kilogramë kanabis

12

kanabisPolicia kufitare e Kakavijës godet një rrjet të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

 

Rreth 46 kilogram kanabis sativa u bllokua paraditen e sotme në një automjet tip Fiat me targe AA 360 LR, ndërsa u arrestua edhe poseduesi i saj nga Shkodra, Ridvan Stankaj, 37 vjeç.

 

Lënda narkotike e ndarë në 53 pako dhe e mbështjellë me natriban ishte fshehur në pjesën e dyshemesë së makinës.

 

Materialet në ngarkim të të arrestuarit do ti kalojne Prokurorise se Krimeve Renda Tirane per “Trafik Nderkombetar te Lendeve Narkotike”.