Shkelje në Prokurime dhe bllokim Doktoraturash, KLSH padit 3 zyrtarë të MAS

ministria e arsimitKLSH kallëzon në prokurori Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe përgjegjësin e Financës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të KLSH tre zyrtarët P.N, E.K, E.T akuzohen për shkelje në proçedurat e prokurimit publik dhe bllokim të Doktoraturave IAL publike përgjatë periudhës 16.09.2013 deri më 31.12.2014.

Më konkretisht akuza e parë konsiston në dy projekte kryesore, “Tirana Olimpik Park” dhe Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor”.

“Duke veçuar procedurën e prokurimit të zhvilluar me objekt “Ndërtimi i objektit “Tirana Olimpik Park”. Kështu nga auditimi konstatuam se është prokuruar projekti i hartuar nga një shoqëri, që nuk rezulton të jetë kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor apo njësitë e varësisë për kryerjen e këtij shërbimi.

Kriteret e veçanta të kualifikimit janë diskriminuese dhe të hartuara nga një grup pune që nuk është ngarkuar për kryerjen e këtij shërbimi dhe janë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, në kundërshtim me Ligjin. Janë skualifikuar padrejtësisht 2 nga OE pjesëmarrës, me ofertë ekonomike më të ulët se oferta e OE fitues” thekson KLSH.

Si pasojë e shkeljeve të mësipërme, është shkaktuar dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në masën 78,745,737 lekë (562,000 Euro).

 

Manchester United, uragan transferimesh te bujshme kete merkato.

CJy2j4oUkAANmHjManchester United duket se e ka mare teper seriozisht kete merkato pas nje sezoni te dobet kete vit. Trajneri i djajve te kuq Van Gaal duket se ka ndermend ta riformuloje skuadren nga rrenjet duke bere afrime dhe largime kete merkato, por ato qe bien ne sy jane transferimet bujshme me lojtare te nje kualiteti te larte dhe duket se parate nuk perbejne problem.

Ja disa nga transferimet e kryera:

Memphis Depay nga PSV Eindhoven;
Matteo Darmian nga Torino;
Bastian Schweinsteiger nga Bayern Munchen;
Morgan Schneiderlin nga Southampton.

Zyrtare: El Shaarawy lojtar i ri i Monacos.

Shaarawy-650x358Skuadra e Monacos ka konfirmuar në mënyrë zyrtare transferimin e sulmuesit të Milanit, Stephan El Shaarawy. Lojtari ka kaluar me sukses testet mjekesore sot tek skuadra franceze. Monaco ka paguar 3 milione euro tek Milan per sezonin e pare ne forme huazimi me obligim blerje 15 milione euro per sezonin tjeter.

Aksidentohet deputeti Tom Doshi, dëmtohet automjeti me të cilin udhëtonte

policia-rrugoreAksidentohet me automjetin e tij deputeti Tom Doshi. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme rreth orës 14:00 në aksin rrugor Shkodër-Velipojë, në vendin e quajtur Qafë Shtigjan.

Po sipas bluve të Shkodrës automjeti tip Audi me targa AA 833 JV në pronësi të deputetit Tom Doshi që drejtohej nga shtetasi Klodian Mema është përplasur me mjetin BMW veturë me targë AA 435 AR me drejtues mjeti Ramazan Gjekaj.

Fatmirësisht nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale në mjete. Ndërsa policia rrugore po kryen veprimet e mëtejshme.

Eurogrupi mblidhet sot për fatin e Greqisë

greqi-flamur“Nëse do BE  dhe të gjitha palët sot arrihet një marrëveshje. Unë jam i gatshëm për një kompromis të ndershëm. Borxh popujve që e duan Evropën e bashkuar dhe jo të ndarë.”

Përpjekja më e fundit e Greqisë për të shmangur daljen nga Eurozona dhe siguruar një program të ri shpëtimi trevjeçar ka marrë një goditje fatale mesnatën mes të shtunës dhe të dielës, pasi bisedimet u mbyllën pa asnjë marrëveshje.

Ndërkohë që pala greke kërkon hua të tjera për të siguruar mbijetesën në këmbim të reformave, Finlanda mësohet t’i ketë refuzuar ato, ndërsa Gjermania ka bërë thirrje që vendi të qendrojë për të paktën pesë vjet jashtë monedhës së përbashkët.

Shefi i Eurogrupit, Jerun Dajselblum, tha se bisedimet ishin të vështira, pasi ka ende një sërë çështjesh të rendësishme që nuk kanë gjetur ende zgjidhje, duke venitur kështu shpresat e qeverisë helene për një shpëtim të sekondës së fundit, pavarësisht vlerësimit pozitiv që ka marrë propozimi i saj nga Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, të cilët madje rekomanduan një fond shtesë prej 80 miliardë eurosh, rreth 30 më shumë se sa kishte kërkuar vetë Greqia.

 

BE pritet të vendosë për fatin e Greqisë

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/

Parlamenti Europian/ Albaniaplus foto/Krerët e financës së eurozonës kanë parlajmëruar për bisedime të vështira përpara takimit që po mbahet në Bruksel për paketën e re të propozimeve të kryeministrit grek Aleksis Tsipras. E ndërsa takimi filloi me nota posimizmi mediat gjermane raportuan se sipas burimeve ministri gjerman i Financave Ëolfgang Schaeuble ka propozuar një Grexit për 5 vite, kohë kjo që sipas tij do ti mjaftojë Greqisë të ristrukturojë borxhin e saj.

 

Para takimit Schaeuble tha se negociatat do të jenë jashtëzakonisht mjaft të vështira duke nënvizuar se shifrat e propozuara nga Greqia nuk janë të besueshme. Ai ku kujdes të paralajmëronte edhe një herë se nuk do të ketë ulje të borxhit grek.

 

Megjithatë sipas gazetës gjermane Bild skepticizmi i ministrit të jashtë gjerman mund të mos përfaqësojë pozicionin zyrtar të Gjermanisë. Sipas Bild mes kancelares Merkel dhe ministrit të saj të financave po ndodh një betejë e vërtetë pushteti. Kancelarja sipas Bild është në favor të negociatave të reja me Athinën, ndërsa Schaeuble i gjykon reformat e propozuara të papërshtatshme dhe shprehet kundër tyre.

 

6 marrëveshjet me Gjermaninë, 118 milion për ujin dhe energjinë

euroEnergjia elektrike dhe uji i pijshëm janë dy sektorët sensitivë ku do të përqëndrohen financimet e qeverisë gjermane të konkretizuara në 6 marrëveshjet e nënshkruara pak ditë më parë në Tiranë.

Janë gjithsej 118 milion euro që do të investohen në 6 projektet e miratuara në marrëveshje, nga të cilat një pjesë janë grante dhe pjesa tjetër kredi të marra nga qeveria shqiptare.

Financimi i parë është për rifinancimin e ndërrmarjeve të vogla e të mesme në zonat urbane dhe rurale në fazën e dytë.

Ajo parashikon dhënien e një kredie deri në 10 milion euro dhe synon zhvillimin e SME-ve në Shqipëri që përbëjnë edhe 90% të bizneseve në vend.

 

Marrëveshja e dytë është për projektin “Energjia ujore dhe siguria e digave në kaskadën e Drinit”. Marrëveshja parashikon dhënien e një huaje deri në 20 milion euro dhe pritet të mundësojë edhe ndërhyrjen për herë të parë në Vaun e Dejës.

 

Marrëveshja e tretë është për projektin “Efiçenca energjitike – programi për sektorin e transmetimit të energjisë elektrike”. Ajo parashikon dhënien e një huaje deri në 40 milion euro të garantuar nga qeveria shqiptare.

 

Marrëveshja e katërt është për masën shoqëruese të projektit “Program në sektorin e ujit – furnizim me ujë të zonave rurale II”. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 1.5 milion euro dhe synon përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në këto zona.

 

Në funksion të këtij qëllimi është edhe marrëveshja e pestë me qeverinë gjermane për “Programin III për furnizimin me ujë të zonave rurale”. Marrëveshja parashikon dhënien e grantit deri në 24 milion euro.

 

Ndërsa marrëshja e gjashtë që parashikon dhënien e një granti deri në 12 milion euro është fokusuar tek projekti “Efiçenca Energjitike përmes sektorit bankar.

 

Shpërthen mjeti në lëvizje, plagosen rëndë çifti

Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun, prane Bulevardit Deshmoret e Kombit. Me ndryshimin e Kodit Rrugor qe nga dita e sotme do te aplikohene gjoba te ashpra vecanerisht per tejkalimin e normave te shpejtesise, drejtimin e mjetit ne gjendje te dehur, mosperdorimin e rripit te sigurise, etj.
Police te Qarkullimit Rrugor, duke kontrolluar trafikun.

Nje çikt te fejuarish nga Durresi kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e shpërthimit të mjetit me të cilin udhëtonin.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të fshatit të Panajasë në Vlorë, ku mjeti me targa DR 8135 E ka shpërthyer në flakë ndërsa ishte në lëvizje.

 

Per pasoje kane mbetur te plagosur Endri Karaboja dhe e fejuara e tij  Griselda Alikaj, te cilet mesohet se po ktheheshin nga Vlora. Ata  janë transportuar në spitalin rajonal të Vlorës për marrjen e ndihmës mjekësore.

 

Burime nga spitali i Vlorës bëjnë me dije se Karaboja është në gjendje më të rëndë për shkak se shpërthimi ka ndodhur në krahun e shoferit.

Ndërsa Alikaj sipas mjekëve të Vlorës ka plagë të lehta.

 

Shpërthimi i mjetit tip “Ford Focus” ka ardhur si rezultat i rrjedhjes së gazit në impiantin e vendosur në automjet.

 

Rita Ora Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Në përfundim, unë dua të them se sa krenare është Kosova që të ketë Britaninë e Madhe si një mike, një partnere dhe një aleate. Rita, ti përfaqëson lidhjen ndërmjet kombeve tona si një dritë që shkëlqen. 

Rama i pergjigjet Vucicit: Fitofte me i miri!

ramaVazhdojne reagimet neper rrjetet sociale midis kryeministrit Rama dhe homologut te tij Aleksander Vucic. Se fundmi ne Twiter Rama ka then -Mik i dashur ne Shqiperi do te fitoje kush do te luaje me mire futboll ate dite ndaj mos thuaj “ne do te fitojme” se nuk ke asgje ne dore. dhe qe ta dish ndeshja do te luhet ne Shkoder ku je i mirepritur te jesh i ftuari im i nderit, qe te duartrokasim se bashku ate qe do te fitoje!