Merkel: Nuk ka negociata me azilkërkues

merkelKancelarja Gjermane Angela Merkel dhe kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët për shtyp që pasoi takimin e tyre kokë më kokë ishin krejt të qartë në konkluzione dhe angazhime dhe premtimet për të ardhmen e Ballkanit. Fushat e bashkëpunimit  ekonimik mes dy vendeve janë përcaktuar me nënshkrimin e 6 marrëveshjeve për energjine, turizimin telekomin, arsimin profesional por kancelarja Merkel ishte e qartë në kërkesën e saj që investimet duhen garantuar  me baze ligjore te sigurt.

 

Angela Merkel: Për  Shqipërinë janë mjaft të rëndësishme krijimi i kushteve ligjore te besueshme sepse mendoj që investitorët gjermanë kanë nevojë për tu besuar këtyre kushteve dhe situatës juridike.

 

Çështja e azilkërkuesve u prek nga kryeministri shqiptar  Edi Rama i cili e sheh si çështje sigurie por edhe si problem social, ndaj dora i shtrihet serish Gjermanisë për ndihmë.

 

Edi Rama: Ne e dimë fare mirë se shqiptarët nuk kanë të drejtë azili në BE, kjo është një cështje që duhet parë jo vetëm si problem sigurie, gjë për të cilën bashkëpunimi ynë me Gjermaninë dhe me vendet e BE ka qenë dhe mbetet në nivlein më të lartë, por edhe problem social.

 

Angela Merkel: Nuk është një vend prej të cilit azikëkruesit do të njihen si azilantë. Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar dhe mendoj se Shqipëria bën pjesë në ato vende që mund ta ofrojë fuqinë punëtore.

 

Gjykata vendos: burg pa afat per Sokol Mjacaj

sokol-mjacajVendimi i gjykates per Sokol Mjacaj

Sokol Mjacaj është i denuar dy herë nga Gjykatat e Shkodrës ndërsa në dy rastet Gjykata e Apelit të Shkodrës ka marrë në shqyrtim provat, dhe kërkesen e Sokol Mjacaj për cka edhe ka marrë këto vendime.

Rasti i vrasjes së 13-vjeçarit Agim Lera në fshatin Pjollë të Dukagjinit është shqyrtuar në ankimim nga ana e Gjykatës së Apelit Shkodër me përbërjen e Musa Halilit, kryesues i seancës gjyqësore dhe anëtar, Fuat Vjerdha dhe Luan Dervishi.

Ndërsa prokuror i Apelit ka qenë Saliko Hajno. Me datën 04.01.2013 pasi mori në shqyrtim cështjen ndaj Sokol Mjacaj së bashku me vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra të cilët akuzohet për vepren penale të “Vrasjës së kryer në rrethana cilësuese”, të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 79/a dhe 25 i Kodit të Penal të konsumuar ndaj viktimës së mitur Agim Leraj.

Sipas vendimit të gjykatës në bazë të të dhënave të administruara nga kjo gjykatë dhe në bazë të hetimeve të kryera nga grupi hetimor dhe prokuroria e Shkodrës ka vendosur lënien në fuqi pjesërisht të Gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër e cila Sokol Mjaçajn e ka denuar me 10 vite burg ndërsa Edmond Kodra nga burgim të përjetshëm të denohet me 25 vite burg, masë dënimi e cila çmohet si e nevojshme për edukimin e tij për moshën që ka. Ndërsa për Besnik Kodra lënien në fuqi të denimit burgim të përjetshëm.

Kurse në vendimin e e Gjykatës së Apelit për Sokol Mjacaj vendos deklarimin fajtor të tij për vepren penale “Moskallëzim të krimit” dhe në bazë të nenit 300 dhe 51 të Kodit Penal e denon me 1 vit e gjashtë muaj burgim. Në zbatim të nenit 55 të Kodit Penal e denon përfundimisht të pandehurin Sokol Mjaçaj me katër vite burgim. Duke e ulur denimin në 4 vite burgim dhe duke ndryshuar vepren penale nga “vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim në  vepren penale “moskallzim të krimit” dhe lënien në fuqi pjesërisht vendimi e gjykatës së rrethit gjyqësor Shkodër.

Vendim i cili u mor me 4 janar të 2013-es. Kundër këtij vendim prokuroria e rrethit Gjyqësor Shkodër ka kërkuar nga Gjykata e Lartë marrjen në shqyrtim të cështjes rreth vendimeve të Apelit recurs i paraqitur nga avokati Ndue Gjoni Besnik dhe Edmond Kodra dhe Prokurori i Apelit Shkodër nuk është pranuar.

Ndërsa më janar të këtij viit, Sokol Mjaçaj është përballur në gjykatën e Apelit Shkodër për vepren penale të “ Vjedhjes” pasi një vit më parë pasi ka dal nga burgu pas kryerjes së denimit ka kryer një vjedhje për çak nga gjykata e Shkallës së Parë Shkodër e ka denuar me një vit e gjashtë muaj. Dhe për këtë ka vendosur aplikimin e nenit 406 ulejn e 1/3 së dënimit nga një vit e gjasht muaj në një vit. Sokol Mjaçaj ka rreth një muaj që ka dal nga burgu.
Pas kryerjes se krimit te fundit , vrasjen e dy turisteve ceke ne Prekale te Dukagjinit duke vrare me arme zjarri dy turiste te huaj me qellim grabitjen e automjetit te tyre gjykata e Shkodres ka vendosur burg pa afat per 20-vjecarin Sokol Mjacaj. 

Rama: Dite e shenuar per vendin tone, vizita e pare e kancelares Merkel ne Shqiperi

 

  1. merkelSot në mesditë mbërrin në Tiranë kancelaria gjermane Angela Merkel.
  2. Vizita e kancelares Merkel do të shoqërohet me masa të rrepta sigurie, por dhe bllokimin e akseve rrugore apo kufizim të qarkullimit në disa zona.

Kryeministri Edi Rama e vlereson si dite te shenuar viziten e pare te Angela Merkel sot ne Tirane.

Shefi i qeverise shqipetare i ka uruar ne gjermanisht permes rrjeteve sociale mirseardhjen Merkelit.

Sipas informacionit zyrtar të kryeministrisë shqiptare, mësohet se ceremonia zyrtare e mirëseardhjes do të organizohet në ambientet e godinës qeveritare, ku do të zhvillohet dhe konferenca e përbashkët për shtyp mes kancelares gjermane dhe kryeministrit Edi Rama. Pas takimit me kreun e qeverisë shqiptare, Merkel do të pritet edhe nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani. Vizita e saj do të mbyllet me fjalën që Merkel dhe Rama do të mbajnë në Konferencën Ekonomike Gjermano-Shqiptare.

Vizita e Merkelit do të jetë një angazhim serioz në aspektin e sigurisë. Një numër i madh forcash policore do të angazhohen për të garantuar sigurinë e realizimit të axhendës së kancelaren, në mënyrë të ngjashme me vizitën e kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç. Tirana pritet të jetë gjatë ditës së sotme një qytet i blinduar, por edhe i vështirë për të qarkulluar për shkak të masave të marra nga policia dhe shërbimet e tjera të sigurisë, në bashkëpunim të plotë me palën gjermane. Gjithashtu, Garda e Republikës do të ketë një angazhim të veçantë në planin e masave për garantimin e sigurisë së vizitës së kancelares Merkel.

Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel do të ketë në qendër të vëmendjes, jo thjesht marrëdhëniet dypalëshe Shqipëri-Gjermani, në planin politik, ekonomik apo çështjet e sigurisë, por edhe zhvillimet në rajon, duke qenë se kancelarja do të vizitojë dhe Serbinë dhe Bosnjën pas Shqipërisë. Kjo bën, që sipas ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati, vizita të ketë një rëndësi historike. I pyetur për domethënien që ka kjo vizitë për rajonin në tërësi, Bushati ka pohuar se, “Gjermania në planin evropian konsiderohet si kontributorja kryesore në rajon gjatë këtyre 25 viteve”.

 

Ja faktorët që dëmtojnë lëkurën, si të ruhemi

pelleLëkura jonë është gjithmonë e rrezikuar nga agjentët e dëmshëm atmosferikë, temperaturat e ulëta apo ato të larta, edhe nën veprimin e rrezeve ultraviolet, smogu, cigarja apo dhe ndotës të tjerë të gjendur në ambientet që na rrethojnë. Ekspertët e bukurisë dhe të dermatologjisë shpjegojnë mënyrat se si mund të veprojmë për t’u mbrojtur prej tyre, në mënyrë që ta ruajmë sa më të pastër e të bukur lëkurën tonë. Prandaj duhet të zotërojmë armët me të cilat të balancojmë sa më shumë të mundemi efektet negative të këtyre dëmtuesve.
1-Temperaturat e ulëta dhe efekti i tyre
Dimri është shumë i përshtatshëm për të fjetur, po kështu ndodh edhe me lëkurën tonë. Në temperaturat e ulëta metabolizmi i qelizave ngadalësohet dhe lëkura rinovohet më me vështirësi. Jo vetëm kaq, i ftohti tenton të dobësojë filmin hidrolipidik (barriera e mbrojtjes natyrale) dhe vepron në shtrëngimin e kapilarëve. Në këtë mënyrë në fytyrë do të qarkullojë më pak gjak për qelizat. Ndërsa në verë ndodh e kundërta me organizmin nga temperaturat e larta.
2-Gjenet dhe plakja
Disa gjene kanë aftësinë që ta mbajnë lëkurën të lirë dhe kompakte më gjatë se zakonisht. Plakja kronologjike në krahasim me atë të shkaktuar nga rrezet e diellit, është e lidhur me faktorët biologjik gjenetik të AND-së tonë, të cilat japin instruksione për të ndërtuar organizmin tonë. Për të evidentuar shenjat e kohës që kalon, është mirë që t’i sigurojmë epidermës një hidratim deri në 30-35 vjeç.
3-Stresi “dëmton” lëkurën
Në momentin që kalon një periudhë të vështirë nuk është aspak çudi që lëkura të fillojë të humbasë shkëlqimin dhe butësinë e saj. Truri reagon dhe stresi prodhon disa substanca të quajtura neurotransmetues, të cilat shtrëngojnë enët e gjakut duke shkaktuar një ngadalësim të qarkullimit. Epiderma në këtë kohë bëhet opake dhe rrudhëzat rreth syve, buzëve dhe gojës theksohen më tepër duke e bërë lëkurën tuaj që të ngjajë më e plakur. E nëse stresit i shtohet edhe një ambient i ndotur qyteti, plakja është padyshim e parakohshme.
4-Duhani dhe nikotina
Të gjithë e dimë se cigarja e rëndon pamjen e lëkurës, duke krijuar rrudha rreth syve, buzëve dhe gojës që krijohen mbas dhjetë vjet pirje e rregullt cigaresh. Nikotina krijon një lloj tape që pengon oksigjenin të hyjë në inde, dhe pa oksigjen qelizat mbeten të uritura dhe nuk arrijnë që të jenë të shëndetshme. Në këtë mënyrë lëkura humbet shkëlqimin, epiderma thahet dhe irritohet plotësisht. Përveç kësaj nikotina prish mikroqarkullimin duke penguar prodhimin e kolagenit dhe të fibrave elastike, prandaj lëkura humbet elasticitetin dhe plaket më shpejt.
5-Dielli dhe rrezet ultravjollcë
Qëndrimi i gjatë në diell dobëson dhe shkatërron lëkurën duke shfaqur njolla, zona super të ndjeshme, mungesë toni. Arsyeja është një përbërës i rrezeve të diellit, rrezet ultraviolet të cilat reagojnë mbi fibrat elastike duke provokuar degjenerimin. Këto tip rrezesh interferojnë në mekanizmin e prodhimit të kolagenit dhe të elastinës, dy fibrat që ndërtojnë dermën. Një ekspozim i tepërt në diell, provokon një dobësim të kësaj strukture që tenton të humbasë elasticitetin dhe butësinë.
6-Smogu dhe ajri i ndotur
Jetesa në një qytet të madh të bën që çdo ditë të jesh e detyruar të bësh llogaritë me ndotjen. Ajri që të rrethon dëmton shtresën mbrojtëse të lëkurës dhe në të njëjtën kohë depozitohen mikrograme dhe substanca toksike në formë pluhurash metalikë të padukshëm. Në këtë fushë beteje padyshim që fytyra është ajo që ekspozohet më tepër: ndotet dhe merr një ngjyrë gri në kaf. Pa llogaritur këtu rreziqet e zhvillimit të alergjisë. Në epidermat më të ndjeshme, akumulimi i substancave të jashtme mund të shkaktojë irritime të bezdisshme antiestetike.

Kliko Këtu

Konflikt me armë tek Shkëmbi i Kavajës, tronditen banorët

policiaNje konflikt casti ka degjeneruar në dhunë me grushta dhe më pas në të shtëna me armë mes pronarit të një hoteli privat ( Manjestik ) dhe disa personave te tjere ka degjeneruar deri ne ne te shtëna arme.

 

Mësohet se nga të shtënat nuk ka persona të dëmtuar. Policia e Durrësit ka shoqëruar 5 persona të përfshirë në konflikt dhe po punon për Zbadhjen e ngjarjes.

 

Skandali ne Shkodër

femijetSkandali në Shkodër, pranga
kujdestares, dhunoi jetimët

SHKODËR – Një skandal dhune ndaj jetimëve ka shpërthyer në Shkodër ku protagonistë janë vetë kujdestaret, ato që në fakt duhet të garantonin sigurinë dhe edukimin e të vegjëlve. Një video amatore e filmuar në shtëpinë e jetimores së këtij qyteti për vogëlushët 3 deri në 6 vjeç, bëhet dëshmi e një skandali të dhunës ndaj fëmijëve.

Njëra prej kujdestareve Edvana Sula, ulet me forcë mbi këmbët e disa fëmijëve të cilët ndodhen të ulur në shkallët e jashtme të jetimores, ndërsa shfaqet edhe duke i goditur me shkelma. Pas video-skandalit policia e Shkodrës ndaloi 40-vjeçaren Edvana Sulajn, ndërsa në gjendje të lirë po procedohen Manjola Banisha dhe Albert Reka, dy punonjësit e tjerë të cilët ishin të pranishëm kur kolegia e tyre dhunonte fëmijët.  Ndalimi dhe proçedimi i këtyre përsonave, thotë Polciia e Shkodrës, – u bë pasi kanë keqtrajtuar një fëmijë të moshës rreth pesë vjeç, në shtëpinë e fëmijës në jetimoren në Shkodër.

Reagimi i institucioneve ka qenë i menjëhershëm. Me urdhër të Shërbimit Social Shtetëror tre punonjësit protagonist në këtë video-skandal janë shkarkuar nga puna dhe ndaj tyre ka nisur hetimi pas kallëzimit penal nga ky institucion në varësi të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë si dhe të vetë drejtoreshës së Jetimores. Kallëzimi penal është dorëzuar me motivin e ushtrimit të dhunës ndaj fëmijës dhe shpërdorimit të detyrës.

Sipas ministrit Blendi Klosi një grup ekspertësh janë nisur drejt jetimores për të parë nga afër situatën, ndërsa theksohet se të gjitha jetimoret e vendit do kalojnë në sitën e Inspektorëve të Shërbimit Social.. Mbi të tre këta ish punonjës social rëndon vepra penale e Keqtrajtimit të t miturve dhe shpërdorim detyre.

Milani eshte pas mesfushorit te Dortmund Ilkay Gundogan.

gundoganKohet e fundit shihet se Milan eshte hedhur fuqishem ne merkato. Sipas mediave italiane Milan eshte vene pas mesfushorit te Borussia Dortmund Ilkay Gundogan. Pavaresisht rinovimit te tij deri ne 2017 me Dortmund, kohet e fundit mesfushori turk duket se nuk i ka mire maredheniet me klubin dhe tifozet. Nje faktor tjeter qe mund ta shtyje Gundogan drejt Milanit eshte dhe babai i tij i cili eshte shprehur se do e mirepriste nje kalim te djalit te tij tek gjigandi italian.

Ministrja Lindita Nikolla takim me Ministrin e Arsimit te Malit te Zi

GMinistriajatë Ministerialit të arsimit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Lindita Nikolla zhvilloi një takim me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Predrag Boskovic.

Nga ana e saj, Ministrja Nikolla e njohu Ministrin e Malit të Zi me reformat që qeveria ka ndërmarrë në fushën e arsimit e sidomos mbi zhvillimet në arsimin e lartë. Ndër të tjera, Ministrja e informoi Z. Boskovic për Ligjin e ri të Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor, si dhe për procesin e akreditimit që agjencia britanike po zhvillon në të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë në vend.

Gjatë takimit, Ministri i Arsimit të Malit të Zi e bëri me dije Ministren Nikolla për zhvillimet e arsimit të lartë në vendin e tij, ku një fokus po i kushtohet lidhjes mes studentëve dhe biznesit për praktikat profesionale.

Ministrja Nikolla, duke u interesuar në lidhje me shkollimin e minoritetit shqiptar në Mal të Zi, kërkoi nga Z. Boskovic mbështetje për mundësimin e gjithë infrastrukturës së nevojshme për shkollimin e fëmijëve shqiptar në vendin fqinj.

Ministri malazez tha se vitin e ri shkollor, nxënësit e minoritetit shqiptar atje do të zhvillojnë mësim me librin e ri të Abetares. Gjithashtu, Z.Boskovic e bëri me dije Ministren Nikolla, se ka iniciativa për nxitjen e studentëve që të studiojnë gjuhën shqipe në Fakultetin e Edukimit, duke shtuar kështu numrin e mësuesve të gjuhës shqipe për minoritetin.

Takimi me Ministrin e Arsimit të Malit të Zi, Predrag Boskovic u realizua në kuadër të takimeve bilaterale gjatë Platformës së Ballkanit Perëndimor për Arsim dhe Trajnim (WB PET), që këtë vit u mbaj në Vlorë.

Vizita e Merkel, publikohet axhenda e plotë

rama-Angela-Merkel1Kryeministria ka publikuar axhendën e vizitës zyrtare në Tiranë, të Kancelares së Republikës Federale të Gjermanisë në Tiranë, Angela Merkel.

Merkel pritet të mbërrijë në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit rreth orës 13.30.

 

Rreth orës 14.15 kancelarja gjermane do të mbërrijë në selinë e Qeverisë Shqiptare , ku do të zhvillohet edhe ceremonia zyrtare e mirëseardhjes. Në orën 15.40 – 16.10 do të jetë konferenca e përbashkët për shtyp.

 

Ndërsa rreth orës 17.00 – 18.00, Kryeministri i Shqipërisë, Rama dhe Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Merkel i drejtohen me fjalime konferencës ekonomike që do të mbahet në Tiranë.

 

 

Një shqiptar kërkon të blejë Radio Internacional Serbia

serbia-eu-Portali në gjuhën italiane “Serbian Monitor”, një produkt editorial i realizuar nga grup konsulence e marketingu ndërkombëtar, ka publikuar së fundmi informacionin mbi debatin e nisur në parlamentin serb përsa i përket mundësisë së blerjes së Radio Internacionale Serbia, nga një sipërmarrës i fuqishëm shqiptar.

 

Ky fakt është prezantuar nga kryetari i komisionit parlamentar për diasporën serbe, Janko Veselenoviç.

“Shqiptarët mund të promovojnë politikën e tyre me anë të valëve të Radio Serbia”, ka nisur debatin e tij parlamentar Veselenoviç.

 

“E mos mendoni se po luaj me këtë informacion!Ju konfirmoj se ky lajm vjen nga burime serbe e shqiptare. Sipërmarrësi shqiptar me nënshtetësi serbe që kërkon ta blejë, dëshiron të zotëroj frekuencat e Radio Internacionale Serbia që mbulojnë të gjithë kontinentin.”

 

Radio Internacionale Serbia, ka një histori 80-vjeçare e transmenton në botë në 11 gjuhë.

Sipas Janko Veselenoviç, qeveria serbe e ka vënë në shitje me një proçedure urgjence me afat një mujor.

 

“Është një radio shumë e çmuar jo vetëm për diasporën serbe, por për të gjithë qytetarët tanë që udhëtojnë e lëvizin çdo ditë”, shprehet Veselenoviç.

 

Sipas tij kjo radio kërkon të blihet nga sipërmarrësi shqiptar me qëllimin e vetëm të blerjes së frekuencave të saj.