I gjendur në një pozicion jo të favorshëm, ku akuzat për krime dhe korrupsion kanë renë jo vetëm mbi të, por mbi tërë familjen e tij, kjo mënyrë e të sjelluri dhe të gjykuari përballë opinionit publik, që mbart jo vetëm një kosto politike por ka dhe një kosto sociale dhe ekonomike, do të shërbejë si në analizë për studiuesit e ardhshëm të politikës shqiptare për të kuptuar, se deri ku mund të arrihet të abuzohet me tolerancën dhe qytetarinë e shqiptarëve.
“Të dashur miq, sot Piktori mblodhi në zyrën e tij kabinetin e vet qeveritar, që është dhe ekipi më i korruptuar që është instaluar ndonjëherë në Shqipëri.
Vetë Piktori, përveç aferave si ish- ministër i qeverisë Nano dhe kryetar 20% i Bashkisë së Tiranës, është i vetmi kryeministër këto 20 vite në Europë që ulet në karrigen e kryeministrit me një vilë dhe një pallat 5 katësh me burim financiar të panjohur.
Ministri i Financave, Cani, është guvernatori që pasi vodhi apo bashkëvodhi Thesarin e Shtetit dhe pas zhdukjes së tij deklaroi se Banka nuk ka pasur në Thesar flori.
Ministri i Shëndetësisë, Beqja, është i vetmi që iu hoq mandati i deputetit sepse me baxhanakun e Piktorit kishte bërë kërdinë me tendera në bashki. Ai ka falsifikuar mijëra e mijëra pensione për të cilat po ndiqet.
Ministri i Brendshëm, Tahiri, është i vetmi deputet me skaf dhe që iu arrestua i ati në flagrance për kontrabandë ilaçesh dhe e ëma ndiqet për evazion fiskal në shumën 80 mijë euro.
Ministri i Ekonomisë, Ahmetaj, është në ndjekje për vjedhjen prej 10 milion euro që i ka bërë kompanisë Albtelekom me kompaninë e tij private Hermes.
Ministri i Mirëqenies Sociale, më mirë të themi i mirëqenies personale, Erion Veliaj është bërë i famshëm si njeriu që me paratë e Mjaftit ndërtoi një vilë për vete dhe një vilë për Velicën pa firmosur në jetën e tyre ndonjëherë në bordero.
Ai më pas për të zhdukur gjurmët e kësaj afere vodhi vetë kompjuterin e financave të Mjaftit.
Këto ishin vetëm disa nga aferat e disa prej anëtarëve të “ansamblit lukunia”! Këtij i thonë ndryshim! Përpara drejt Kleptokracisë!” deklaron Berisha.