Berisha: “The Economist” paralajmëron destabilizim të vendit dhe protesta më 2014

59

berisha-fbIsh Kryeministri Sali Berisha lajmëron qytetarët shqiptarë në rrjetin social Facebook, se sipas ‘The Economist” vendi do të destabilizohet shumë shpejt dhe do të përfshihet në protesta gjatë muajve që vijnë.

Mesazhi i plotë:

Nje lajm tjeter i hidhur per shqiptaret

Te dashur miq, revista e majte me e famshme e planetit ” The Economist” iu dergoi shqiptareve nje kartoline te hidhur per festat e fundvitit. Ajo parashikon shqiptaret ne protesta gjate muajve qe vijne dhe paralajmeron destabilizim te vendit. Shkaqet me kryesore te ketyre zhvillimeve qendrojne:

1-Ne zhgenjimin e qytetareve shqiptar nga premtimet elektorale te provuara mashtrime te Edi Rames per kujdes shendetesor, legalizime falas, heqjen e TVSH-se per ushqimet dhe energjine, uljen e taksave per 97% te shqiptareve
2- Rritjen e taksave dhe rritjen e madhe te borxhit publik qe do te shoqerohet me:
3- rritjen e shpejte te varferise dhe papunesise dhe uljen e te ardhurave
4- bllokimin e proçesit te integrimit nga qeveri Rama – Meta si rezultat i dhunimit te Kushtetutes, ligjeve, vendimeve te gjykatave me vendime qeverie.

Ky paralajmerim eshte nje lajm i hidhur sepse:

a-)flet per ndikimin e eger qe do kene ne gjendjen ekonomike te familjeve shqiptare rritja e borxhit publik dhe rritja e taksave;

b-) largon investitoret e huaj nga Shqiperia si nje vend me rrezik te larte destabilizimi. Qytetaret shqiptare nuk duhet te pajtohen kurre me rritjen tejet te rrezikshme te taksave dhe borxhit publik nga qeveria Rama-Meta. sb