Berisha sulmoi dhe kundërshtarin e tij Rama nga Lezha duke iu thënë lezhjanëve, se Rama ju premtoi veçse të shkuarën e hidhur, bllokimin e ëndrrës suaj universitare, premtoi të mos ju lejojë të hyni në universitete, ju premtoi planet e partisë dhe jo liritë tuaja.
“Çfarë premtoi për ju, Edi Rama, premtoi bllokimin e ëndrrës suaj evropiane. A e keni dëgjuar ndonjëherë të shqiptoi fjalën integrim? As edhe një herë të vetme, kurrën e kurrës, sepse ai prej vitesh përpiqet ta bllokojë integrimin, të bllokojë ëndrrën tuaj, ëndrrën e shqiptarëve”-, tha Berisha.
“Nëna dhe motra të Lezhës, a mund të më thotë ndonjëra prej jush se çfarë premtoi Edi Rama tre muaj për nenat motrat vajzat dhe gratë shqiptare, qoftë dhe një gjë të vetme. Ai i përmendi ndonjëherë. Jo dhe jo. Dhe e dini pse? Ai nuk përmend të rinjtë sepse ata votojnë PD , ai nuk përmend gratë se ato votojnë PD. Po unë jam këtu për tu zotuar para jush, së pari, ne që ulëm pabarazinë gjinore në rroga, nga 36%në 17 % 4 vitet që vijnë përsëri do ta përgjysmojmë, do të jemi një nga vendet më të barabarta në rroga në Evropë dhe më gjere. Do të bëjmë gjithçka të kreditojmë punësimin tuaj , bizneset tuaja në fshat dhe qytet, do të bëjmë gjithçka të ndëshkojmë me forcën më të madhe të ligjit dhunën e turpshme kundër vajzave dhe grave”,-tha Berisha.