“Ata kanë krijuar qeverinë më të madhe në Europë, më të paaftën e më nepotiken në historinë e vendit”, është shprehur Berisha duke iu referuar Ramës dhe Metës.
Sipas ish-kryeministrit qeveria e majtë po aplikon dënime kolektive ndaj administratës dhe Policisë së Shtetit duke shtuar se në krye të kësaj të fundit janë emëruar persona “delikuent, trafikantë dhe të lidhur me botën e krimit”. “Sulmi ndaj institucioneve të pavarura, Presidencës, Prokurorisë, Gjykatave, ILDKP-së dhe Institutit të Statistikave është aspekt tjetër i revanshit të mazhorancës Rama –Meta”, është shprehur Berisha.
Ish-kryeministri gjithashtu ka shprehur shqetësim për mungesë e programit ekonomik dhe luftës së korrupsionit. “Krerët e kësaj maxhorance janë shqiptarët e vetëm që nuk u intereson statusi por revanshi i pushtetit të tyre”, ka përfunduar Berisha.