Basha deklaroi se arrestimi i Mziut ishte një prapavijë mafioze politike e cila nxiti një fushatë shpifjeje.
“Arrestimi i Xhelal Mziut që zgjati për plot 24 ditë. Dua të theksoj në mënyrë të prerë se, PD siç ka deklaruar që në fillim, ka qenë dhe mbetet e angazhuar fuqimisht për shtetin ligjor dhe të drejtës, e për këtë qëllim mbetet e hapur.
Faktet tregojnë se si Mziu u ndalua, shoqërua dhe u vu në masën e arrestit dhe paralelisht me këtë u morën masa antiligjore ndaj familjes së tij, bashkëshortes së tij, tregon se kemi të bëjmë jo thjeshtë me një shkelje, dhunim të ligjit dhe garancive kushtetuese që ligji u jep jo vetëm kryebashkiakëve por çdo qytetari. Kjo tregon prapavijën politike për të denigruar një figurë të zgjedhur për herë të dytë nga qytetarët e Kamzës“, u shpreh Basha.