Avokati i Popullit: Hetime mbi përdorimin e administratës dhe fëmijëve në tubime politike

44

Igli-Totozani-Deklarate-NOAAvokati i Popullit Igli Totozani ka deklaruar, se janë kryer hetime nga institucioni i tij në lidhje me përfshirjen e administratës në aktivitetet zgjedhore gjatë orarit të punës, si edhe në lidhje me përfshirjen e fëmijëve në tubime politike. Megjithëse provat kanë konkluduar, se gjatë orarit zyrtar administrata nuk ka qenë në punë dhe nuk u ka ofruar shërbime qytetarëve sipas ligjit, rekomandimet e ofruara nga kjo zyrë nuk kanë marrë përgjigje, ndërkohë që administrata është e detyruar të kthejë përgjigje të arsyetuar.

Në total kemi paraqitur 7 rekomandime dhe jemi i drejtuar me shumë shkresa organeve të administratës shtetërore qoftë në nivel qendror dhe në nivel lokal. Problematikat kryesore ose fushat kryesore ku ne jemi fokusuar ka qenë: Mospërfshirja e administratës shtetërore në aktivitetet politike zgjedhore; mospërfshirja e nxënësve dhe mësuesve të shkollave në tubime politike gjatë kësaj periudhe dhe gjatë orarit të mësimit; krijimin e kushteve për të mundësuar votimin e kategorive problematike, grupeve të margjinalizuara.

Kemi shkuar dhe kemi iniciuar hetime veçanërisht për përfshirjen e administratës në aktivitete zgjedhore gjatë orarit të punës. Na ka rezultuar në disa raste që gjatë orarit zyrtar administrata nuk ka qenë në detyrë, nuk u ka ofruar shërbime qytetarëve dhe për këtë shkak i jemi drejtuar me rekomandime. Për fat të keq deri më sot ka ndodhur e njëjta gjë, pra rekomandimet tona janë lënë në heshtje, ndërsa është detyrimi i administratës që të kthejë një përgjigje të arsyetuar. Pra, jo të zbatohen automatikisht rekomandimet tona, por të informojnë në lidhje me ato që ne na kanë rezultuar nga hetimi”, -ka deklaruar Avokati i Popullit.