Basha reflekton pas acarimit amerikan: Asnjë deputet i PD-së në protestë

54

basha-berishga184Deklarata e djeshme e Ambasadorit Amerikan, se Lulzim Basha kishte shkelur vijën e kuqe përballë faktorit amerikan edhe pse i ishte kërkuar të mos e bënte paraprakisht, ka sjellë dhe reagimin e këtij të fundit. Ndonëse  i pyetur dje, në linjë telefonike në studion e Opinion, Basha deklaroi me arrogancë se nuk kishte shkelur asnjë vijë të kuqe dhe se nuk kishte folur për armë kimike me Ambasadorin Amerikan, sot vendimi që u bë publik, ishte në reflektim të shkeljes së vijës së kuqe nga ana e tij.

Grupi Parlamentar i PD-së ka vendosur dje të mbështesë protestën, por asnjë deputet i PD-së nuk duhet të marrë pjesë në të, në mënyrë që të mos politizohet situata.

Gjatë një prononcimi për mediat në përfundim të mbledhjes, e cila zgjati rreth 70 minuta, kreu i opozitës i bëri thirrje Kryeministrit Edi Rama t’i japë zgjidhje përfundimtare kësaj çështjeje.

“I bëj thirrje sot në emër të opozitës t’i japë fund kësaj maskarade. Të dalë para qytetarëve shqiptarë dhe të bëjë transparencën e vërtetë, të deklarohet haptazi dhe prerazi pro interesit publik, kundër sjelljes së armëve kimike në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë pse të kalojnë asnjë orë të vetme në ankth dhe aq më shumë një natë të tërë apo net të tëra”, u shpreh Basha.