“ Për çdo muaj parashikojnë të mbledhin 80 milionë dollarë më pak se plani. Qeveria e kaluar ka mbledhur vetëm 15 milionë dollarë më pak se plani në 8 muaj. 4 herë më pak qeveria e tyre, për pjesën e mbetur të vitit. Kësaj i thonë të të zërë mallkimi i gënjeshtrave dhe mashtrimeve që i ke bërë popullit tënd për t’i marrë votat. Në e parashikuam dhe i thamë shqiptarëve se ato do t’i braktisin një më një premtimet e tyre populiste dhe demagogjike.
Parashikuam se në përballjen e tyre me ekonominë reale dhe në qeverisjen reale do të ndaheshin nga tralala-të dhe do të uleshin me këmbë në tokë. Kishim menduar dhe shpresuar se do të vinin mend, por nuk kishim parashikuar, se do t’u iknin në drejtimin e kundërt, se do të kërkonin ta bënin keq e më keq me dorën e tyre me dashjen e tyre, se do të kërkonin t’i vinin zjarrin për të zhdukur çdo gjurmë të gënjeshtrave elektorale, pse jo, të abuzimeve dhe korrupsionit që pritet të pasojnë këto ndryshime në buxhet,” – deklaroi Basha.
Kreu i opozitës Basha ka theksuar gjithashtu gjatë fjalës së tij se, ndryshimi i buxhetit të vitit 2013 është minë me sahat, duke i bërë thirrje qeverisë të mos marrë borxh për të paguar rrogat.