Zgjedhjet u shoqëruan me probleme të mëdha, ku mungesa e fshehtësisë së votës, heqja nga lista e anëtarëve, që ishin kundër Bashës dhe importimi i votuesve, duket se ka qenë skema e klasike tashmë e provuar në terren, nga kandidati fitues dhe mbështetësit e tij ‘në hije’.
Lulëzim Basha, një kandidaturë e akuzuar për korrupsion, krim ekonomik dhe që ka qenë në funksionin e Ministrit të Brendshëm kur përpara Kryeministrisë u ekzekutuan 4 persona dhe plagosur dhjetëra të tjerë, ka arritur t’i shpëtojë drejtësisë nëpërmjet procedurave teknike për mbylljen e dosjeve.
Po në forma të tilla manipulative dhe të diskutueshme ai arriti të marrë dhe kreun e Bashkisë së Tiranës, duke u përdorur e njëjta skemë, që sot, Kolegji Zgjedhor e shpall të paligjshme në një situatë analoge.
Kontestime të shumta kanë ardhur nga baza e PD-së, dhe nga deputetë të ndryshëm të saj, ku është vënë në diskutim procesi i zgjedhjes së tij.