“Dua të ndalem për të prekur dhe konstatuar përmes jush një lajm të gëzuar, faktin se një numër gjithmonë e më i madh të rinjsh dhe të rejash nga Tirana kanë vendosur të bëhen pjesë e PD, partisë së lirisë, për tu dalë zot sfidave të kohës, për të përgatitur alternativën e fitores.Ne nuk jemi parti e numrave, por e njerëzve të lirë.Kjo është shtëpia e përgjegjësisë. Nukjemi në pushtet, nuk jemi afër zgjedhjeve të shpallura, ndaj kjo i jep më shumë thelb vërshimit të të rinjve në PD”tha ai.
Më tej lideri i opozitës tha se nuk mund të lejojmë zhbërjen e arritjeve të mbi 20 viteve demokraci. Basha ftoi qytetarët të bëhen pjesë e protestës së 20 shkurtit kundër mashtrimeve kolosale të qeverisë Rama-Meta.
“Kush kërkon të mësoje dhe të kuptoje se përse po bëhet keq e më keq çdo ditë e çdo jave me këtë qeveri përgjigjen e gjen të mashtrimet qeveritare dhe dështimet e saj. Të enjten në 23 vjetorin e rrëzimit të Enver Hoxhës kemi thirrur marshimin e protestës popullore kundër mashtrimeve dhe dështimeve të Ramës dhe Metës. 20 shkurti është gdhendur si dita e madhe e Tiranës demokratike, që bëri e para ndarjen e madhe. E tillë do të jetë dhe duhet të jetë kjo ditë brez pas brezi. Të gjithë në sheshin e historisë për të përkujtuar ngjarjen e madhe dhe mesazhet e saj të gjalla e të pa vdekshme. Janë garancia që me popullin nuk mund të luhet nuk mund të mashtrohet nuk mund të nëpërkëmbet. Të gjithë për ti përciellë zërin e fuqishëm të bashkimit qeverisë Rama- Meta. Tiranën e zgjodhën kryeqytet të parët tanë kryeqytet, të parët në shesh në 20 shkurt”- deklaroi ai.