Në fjalën e tij, Kreu i Bashkisë Basha në emër të qytetarëve të Tiranës, shprehu mirënjohjen për kurajon e patriotëve që ngritën flamurin kombëtar 26 nëntorin e 1912.
Basha, tha se “ditët e nëntorit 1912, ishin mbushura me ngjarje të tilla dramatike shpesh- herë tragjike për qytetarët e Tiranës, për partiotët shqiptar dhe gjithë Kombin tonë. Por duhej një vizion,një kurajo, duhej një bindje e thellë një shpresë e madhe që ajo që vlonte në vatrat e familjeve shqiptare dhe patriotike, fisnikërisë së Tiranës, të dyerve të mëdha dhe dyerve pa përjashtim të këtij qyteti, që të kururzonin me sukses edhe në valën e frikës dhe terrorit, aktin e ngritjes së flamurit në Tiranë”.
“Sot në përkujtojmë dhe nderojmë këtë ditë, duke u përulur me respektin më të thellë ndaj atorëve, ndaj baballarëve të këtij akti të madh që i parapriu shpalljes së Tiranës Kryeqytet në kongresin e Lushnjes”, tha Basha.
Basha duke folur në këtë cermoni nderimi u zotua se sfidat tona të sotme dhe të nesërmë do t’i përballojmë me sukses në shërbim të këti qytetit e për qytetarët e saj mbi të gjitha dhe para të gjithash. Në këtë mënyrë duke bashkuar energjinë pozitive të shpirtit të Tiranës dhe tiranasve do të dimë të kalojmë çdo pengesë, bllokat dhe bllokim për të çuar përpara ëndrrën e shpalljes së pavarësisë në Tiranë, Vlorë dhe gjithë Shqipërinë për një Shqipëri evropiane.
“Sot këtë realitet shqiptarët e përshkruajn si të zymtë, por ju siguroj se frymëzimi që morim nga kjo ngjarje do na bëjë për të besuar tek e mira tek njeri- tjetri, tek kundërshtari politik për të na bashkuar të gjithë rreth idealit të Shqipërisë evropiane”, u shpreh Basha .
Po ashtu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Basha ka bërë dy poropozime konkrete, duke njoftuar se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen e ardhshme, miratimin e Ditës së Falenderimeve për komunitetin atoktonas tiranas, për këta njerëz të dyerve më të mëdha sa vetë porta e lartë jo nga dimensioni, por nga mikpritja, bujaria dhe fisnikëria që bënë të munduar kthimin e këtij qyteti në një vend pritës për patriotët e tyre nga e gjithë Shqipëria të përndjekur nga shovinistët, nga fqinjët me synime grabitqare për trojet shqiptare dhe po kështu nismën për krijimin e komisionit për emërtimin e rrugve të Tiranës me qëllim që këta patriotë të kenë vendin që meritojnë”.
“Gëzuar 26 nëntorin ditën e ngritjes së flamurit komtarë këtu në tiranë”, ka përfunduar Basha