“BB mat përparimin e saj fiskal me rritjen fiskale që përfundojnë me 30 qershor. Ky ishte një vit i vështirë për ekonominë e vendit si në rajon, si pasojë e ndikimit të krizës së zgjatur në Eurozonë. Ndikimet se krizës dhe recesioni janë ndjerë më shumë se më përpara. Shqipëria ka pasur probleme me huatë si dhe në sektorin privat. Një numër problemesh në sektorin e energjitikës e ka përkeqësuar presion fiskal dhe ekonomik, por vlerësimi duhet të shihet në kontekstin e gjithë rajonit. Rritja ekonomike e Shqipërisë ka qenë e dobët por ka ecur më mirë sesa vendet e tjera fqinje”, -ka deklaruar shefja e BB.
Lvovsky, është fokusuar gjithashtu edhe mbi disa pika kryesore ku duhet të përqendrohet qeveria e ardhshme:
“Tre pikat themelore për një Shqipëri Evropian. Pikë së pari,është me rëndësi të rritet besimi në institucionet publike, kjo përfshin institucionet e pavarura. Ajo përfshin shtetin ligjor dhe me këtë dua të them zbatimin e shteti në mënyrë të padiskriminuar. Ka rëndësi që Shqipëria të ketë administratë publike profesionale. Fusha e dytë ,përshpejtimi i reformave strukturore. Këshilla që do kisha për qeverinë e re është të bëjë ato reforma që kanë më shumë përparësi. Fusha e tretë, konsolidimi fiskal dhe pagesat e prapambetura. Program për të rindërtuar hapësirën fiskale”, -ka vlerësuar shefja e BB.
Shefja e BB, nënvizoi se qeveria nuk mund të ulë dot taksat, sepse nëse kjo bëhet atëherë qeveria është e detyruar të bëjë shkurtime në shpenzimet publike.
“Kjo është një gjë që duhet të vendosë qeveria e re. Dua ti kthehem asaj që kemi thënë, se asnjë qeveri e re nuk ka mundësi ti ulë taksat, vetëm nëse vendos të bëjë shkurtime drastike në shpenzimet publike. Për çdo qeveri të re është të rritet efektiviteti i taksave. Për çdo qeveri niveli i borxhit publik do jetë kufizim, ndaj do të jetë shumë e rëndësishme të përqendrohet në reforma strukturore, që të fokusohet në rritje afatmesme”,- tha Lvovsky.
Lvovsky, ka theksuar gjithashtu se, është e nevojshme që qeveria të vendosë rregulla fiskale dhe të ngrejë këshillin fiskal.
“Siç thashë situata ekonomike është e vështirë për shkak të krizës së zgjatur ekonomike në shkallë botërore, FMN e uli mirëqenien ekonomike për shumë vende. Ka disa vite që qeveria bën përshtatje në buxhetin afatmesëm. Dhe ky vit që shkoi nuk ishte më ndryshe, se vitet e tjera, ka gjasa se dhe këtë vit të bëhet përshtatje. Qeveria duhet të vendosë rregulla fiskale, të ngrejë këshillin fiskal. Shifra e papunësisë ka qenë në nivel të qëndrueshëm, por është e lartë, nuk është e lartë sa vendet e tjera të rajonit. Shifrat e papunësisë nuk janë gjithmonë të sakta dhe ne do përqendrohemi në të ardhmen”,- tha Lvovsky.
Ndërsa ka përgëzuar shqiptarët për zgjedhjet e 23 qershorit, Lvovsky siguroi se BB është e gatshme të ndihmojë vendin tonë, në axhendën e madhe të reformave.