Atentati në Fushë Krujë, Gjin Nika dyshohet se ishte vrasës me pagesë

152

91036Gjin Nika i ekzekutuar mbrëmjen e djeshme teksa po udhëtonte me mikun e tij me motor nga Fushë Kruja drejt Tiranës dyshohet se është vrasës me pagesë. Burime nga policia bëjnë të ditur se Gjin Nik dyshohet se ka kryer kryer vrasje me pagesë në Tiranë, Shkodër, Shijak, Pogradec, Bulqizë, Fier, Vlorë.

Po kështu dyshohet se 34 vjeçari është pjesë e grupit të xhihadistëve, që rekrutonte shtetas shqiptarë për t’i dërguar për luftë në Siri

Nika, biznesmen i kromit në Bulqizë së bashku me mikun e tij u ekzekutuan në një atentat mafioz që ndodhi mbrëmë pas mesnate në vendin e quajtur Ura e Tapizës në Fushë Krujë.

Policia e Durrësit përmes një deklarate për shtyp bëri të ditur sot paradite se viktimat janë ekzekutuar me automatik model 56 dhe në vendin e ngjarjes janë sekuestruar disa gëzhoja të kësaj arme.

Atentati
Shënjestra e atentatit ka qenë Gjini Nika 34 vjeç si dhe Fabio Xhunga, 33 vjeç është banues në Kamëz. Vrasja e dyfishtë ka ndodhur ndërsa dy viktimat udhëtonin nga Tirana drejt Fushë Krujës me një motor në pronësi të Fabio Xhungës.

Biznesmeni i kromit Gjin Nikaj nuk është një emër i panjohur edhe për drejtësinë.  Ai është vënë në pranga më 20 Janar 2014 pasi në ngarkim të tij kishte një vendim të gjykatës së Apelit që e dënonte në mungesë si autor i vrasjes së Qerim Markut, ngjarje kjo e ndodhur në Dibër më 2 shtator të vitit 2013.