PS: Akuzat e Berishës, shenjë dëshpërimi

13

selia-sssPartia Socialiste ka reaguar ndaj akuzave të fundit të ish- kryeministrit Sali Berisha, duke i cilësuar ato  si rruga e rrënimit të vazhdueshëm post-elektoral.

“Sulmi i sotëm i liderit të vjetër në Facebook dhe zëdhënëses së re në ekran, flasin më shumë se çdo koment për dëshpërimin e partisë më të madhe në opozitë. Sharje, shpifje, trillime dhe përgojime personash krejt të pafajshëm që akuzohen si kriminelë vetëm pse i shërbejnë shtetit nën uniformën blu, janë vazhdë e trishtueshme e rrënimit që ka përfshirë PD ”,  theksohet në një deklaratë nga selia e PS.

Deputeti i Partisë Demokratike ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, se ky i fundit sulmoi dhe akuzoi median si fajtore për gjuhën e përdorur nga ai dhe mashtrimet e bëra publikisht.

Këto deklarata ish-kryeministri Sali Berisha i ka bërë në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“Të dashur miq, dje, në të gjithë intervistën e tij, Edvin Kristaq Rama hoqi maskën dhe u vërsul me urrejtje të paparë ndaj mediave, të cilat sipas tij ishin tashmë fajtorë direkt për fjalët prej halabaku ordiner si: maskara, rrotë k… që kishte regjistruar mikrofoni i tyre në seancën parlamentare, mbasi ato ai i kishte thënë duke folur me vete dhe kundër askujt”, theksohet mes të tjerash në reagimin e ish-kryeministrit Berisha.