Në një prononcim për mediat, At Nikolla Marku thotë se është e ndaluar rreptësisht martesa brenda gjinisë.
Ai i bën thirrje Parlamentit të mos e miratojë projektligjin ndërsa për Avokatin e Popullit thotë se ka shumë probleme të tjera për të zgjidhur.
“Kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shqiptare ndalon rreptësisht martesat brenda të njëjtës gjini. Martesa është e shenjtë për Kishën sepse lidh dy sekse të kundërta në dashuri për krijimin e familjes. Çdo lloj marrëdhënie heretike apo seksuale brenda të njëjtës gjini për ne ortodoksët dhe shqiptarët si komb është e neveritshme, e dënueshme në mënyrë absolute”, ka deklaruar At Nikolla.
Më tej, duke i kujtuar Avokatit të Popullit, Igli Totozanit, se ka shumë probleme për të zgjidhur, ai ka thënë: “Le të mbrojë në gjykatë kishën Ortodokse nga uzurpatorët grekë me në krye Janullatosin, i cili vërdalliset në Shqipëri si murtajë e zezë. Avokati të mos marrë kurrë përsipër iniciativë të turpshme sepse do të mbetet në historinë e këtij populli si njeriu që kërkoi të bëjë ligj një ndër mëkatet më të ndyra të njerëzimit. I bëj thirrje Parlamentit të Shqipërisë të mos miratojë një ligj që thyen familjet shqiptare por dhe besimet fetare që ekzistojnë në Shqipëri”, -ka përfunduar At Nikolla.