Kreu i Bashkisë së Kamzës akuzohet për abuzimin në tender në ndërtimin e rrugës Valias i ri – Laknas. Arrestimi erdhi pas një hetimi i cili kishte nisur disa muaj më parë, nga krimi ekonomik në Policinë e Tiranës.
Ndërkohë mësohet se Gjykata e Tiranës, ka vendosur ndaj kryebashkiakut, masën e sigurisë arrest me burg, pas kërkesës së Task Forcës së Prokurorisë.
Kryebashkiaku i Kamzës aktualisht ndodhet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
Xhelal Mziu është zgjedhur si kryebashkiak i Kamzës në 18 shkurt të vitit 2007 dhe në vitin 2011 ka fituar mandatin e dytë si përfaqësues i Partisë Demokratike .