Aksidenti tragjik Elbasan-Librazhd, tre të arrestuar

58

aksident-autostrad1-300x225Policia ka arrestuar 3 drejtuesit e automjeteve, të cilët u përfshinë në aksidentin e aksit Elbasan-Librazhd ku gjetën vdekjen 4 shtetas.

Sipas të dhënave të Policisë, në aksident janë përfshirë tre mjete, mjeti tip BMW me targë AA EA me drejtues shtetasin Edvin Çuçuli, 29 vjeç banues ne Elbasan, mjeti Ford Tranzit me targë LB 001 A me drejtues shtetasin Eduart Haskurti, 40 vjeç banues ne Librazhd, mjeti DAF kamion me targë KO 7579 B e me rimorkio me targë KO 1024 A, me drejtues Renato Torollari, vjeç 31, banues ne lagjen Radanec-Korçë.

Përplasja e tre automjeteve ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme të shtetasit Fetah Çela, vjeç 50, banues ne lagjen “Emin Matraxhiu” Elbasan, si dhe bashkëshortja e tij shtetasja Ryfete Çela, 48 vjeçe. Nasibe Shehu, 49 vjeçe banuese ne fshatin Katund i Ri Elbasan, si dhe nëna e saj, shtetasja Salushe Kullafi, 69 vjeçe banuese po në fshatin Katund i Ri, Elbasan. Të katërt viktimat ishin pasagjere në mjetin Ford tranzit me drejtues shtetasin Eduart Haskuti, ku nga ky aksident mbeti i dëmtuar dhe ky shtetas, i cili është dërguar ne Spitalin Ushtarak Tiranë.

Për shkak të dëmtimeve të mëdha katër viktimat ishin pothuajse te paidentifikueshme. Nga hetimet paraprake mendohet se, shkak i ndodhjes së aksidentit ka qenë një parakalim i gabuar nga ana e drejtuesit të BMW, shtetasit Edvin Çuculi, i cili ka parakaluar kamionin me drejtues Renato Torollari, ku te dy këto mjete kishin si drejtim lëvizje Elbasan-Librazhd, ndërsa mjeti tip furgon me drejtues Eduart Haskuti i cili lëvizte nga krahu tjetër kishte si drejtim lëvizje Librazhd-Elbasan. Policia e Elbasanit mori masën e arrestit ne flagrance për tre drejtuesit e mjeteve shtetasit: Edvin Çuçuli, Eduart Haskurti, Renato Torollari.