Si pasojë e plagosjes, kanë mbetur të vdekur shtetasit, Flamur Muka 45 vjeç dhe Muhamet Buzi 45 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit Artur Ziu 50 vjeç.
I plagosuri është nisur menjëherë drejt spitalit të Durrësit ku mësohet se është në gjendje të rëndë.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara