Populli në festë: “Kryeministri na bëri krenarë”

54

protesta kunder armve_1Vendimi i kryeministrit, Edi Rama, është pritur me shumë entuziasëm nga populli.

Sapo Rama deklaroi se Shqipëria e ka të pamundur që të bëhet pjesë e procesit të shkatërrimit të armëve kimike, me qindra qytetarë të mbledhur para kryeministrisë, të cilët deri para pak minutash po protestonin, e kthyen protestën në festë.

Vendimi është pritur me një eufori dhe ngazëllim edhe nga shumë të rinj e të reja, të cilët në profilet e tyre në “Facebook” përgëzojnë kryeministrin Rama për vendimin e marrë dhe e falënderojnë që dëgjoi zërin e sovranit.

“Më në fund një kryeministër i denjë që na bëri krenar”, -shkruhet ndër të tjera në rrjetet sociale në internet.