Tre deputetët, rrezikojnë fajësimin për “përkatësi në një organizatë kriminale”, një cilësim juridik i vënë edhe përballë 6 deputetëve të tjerë të partisë, ku ndër to edhe drejtuesi i tyre Nikos Michaloliakos, i arrestuar që prej muajit tetor.
Gjykata Supreme është instanca, që po drejton hetimin kundër “Agimit të Artë”, të akuzuar për vrasjen e një këngëtari antifashist, Pavlos Fyssas, më 18 shtator në dalje të një lokali afër Athinës, nga një militant i “Agimit të Artë”.
Në javët në vazhdim pas kësaj vrasje, partia neonaziste kishte parë ulje të mbështetjes në vota sipas vlerësimeve të Institutit Metron, ku nga një mbështetje prej 13,1% në korrik, përqindja ishte ulur në 7,6 në tetor.
Por, një sondazh i Metron i publikuar këtë të diel, e vlerëson përqindjen mbështetëse të kësaj partie të përkthyer në votë në 10%, gjithmonë në vend të tretë, pas konservatorëve të Demokracisë së Re dhe opozitës së majtë të Sirizës.