A don misér zotni?

78

Elona Gjata
A don misér zotni?
Kjo pyetje shoqnon gjith’ mbrâmjen e buelvardit t’qytetit tém. A don miser zotni? Pyetje e cila duel prej buznve t’thame t’njí vocrraku, veshûn me rrecka e pecka t’sevapit.
Ai âsht Luli. Luli i qytetit tém. T’ gjith’ e njohîn si vôci i misrave t’pjekûn t’buelvardit. Mos e ngatrrueni me Lulin e vocerr t’ Milloshit, ky âsht Lul tjetén, ky âsht Luli i qytetit tém t’kalbûn!
Lulin e shikon aty, gjithmon’ n’ t’njâjtin vênd, me babén, tue e ndihmue. Njâni pjek e tjetni bzân “A don misér zotni”? Kté pûn bân Luli pasditeve, pasi mbaruen shkuollen. Ndihmôn baben e vet tue pjekûn misra. Se ai duhet me punue, âsht djali i math i shpîs. Luli kâ dhe njí muotèr mâ t’vogél, Lurén, e cila duhet mbathûn, duhet ushqye e duhet çue n’kopsht. I bân Luli kto se âsht djali i math i familjes, “âsht burr”, âsht mjaft i rritûn, plot nând vjed. Âsht burr i pjekûn. Até kâ baba t’pârin, me até qân hâllin, me até bân llogarîn e muejit e tâna gjânat t’familjes.
Por, pér mue ai âsht Lul i vocèrr, e tepén i vocèrr!
I shkreti Lul, mbâthun me rroba t’dhânuna e shpeshaherés dhe me rroba pér mâ t’rritûn (ndoshta kto si pér ironi t’fatit ia rrisin dhe mâ burrnin n’kté rol qeshanak). Por, kjo nuk âsht zgjedhnia e tij, por jân ato ç’kâ i japin tjerét, çka i japin kojshijt. Iu rrit ndera dhe atyne! Kshtu thot’ Luli sa her’ i japin gjâkafsh’ pér t’u mbâth.
– T’u rrit ndera zotni!
Çdo mngjes prej dritares seme shohi Lulin tue ik n’shkuell me t’muotrén, zânun dore. Ai del mâ heret se shokt e vèt. I duhet me çue Lurén n’kôpsht, bân detyrén familjare e mpas shkuen n’shkuoll pér vedi. E pas shkuolle muerr serish muotrén e shkojn’ ke baba pér me n’ndihmue.
Dreka?, – Nji miser i pjekun!
Aty prân, ku u shérbejn’ zotnive ndodhet dhe njî park fmijsh, e ndonjîher’ Luli i pércelluen duert pasi njânin sy e mban kah misrat e njânin kah parku, kah vjen gumzhimave e moshatarve t’tija. Por, me siguri âsht tue ruejt pér muotrén, e jo pér vedi, se ato jân lojna pér fmîj e jo pér bûrra si âsht Luli. E veç njî zâ e pérmênd, zâni i babés.
-Lul, kujdes muotrén, se mos kaluen xhaden, pér me shkue andej.
(ajo “andej” âsht muolla e ndalueme pér ata vocrrak).
E njî pérgjigje vjen bûrrnueshém.
-Mos ki merak, bâb!
E pér t’tregue qí mendjen e kâ veç ke pûna, ndigjohet serish njâ ajo britma, a refren si ta doni.
A don misér zotni?

* * *
Ky âsht refrêni qí shoqnon shétitjen teme darkavet. Por, Luli s’e din qí ky refrên âsht thîk n’zemrén teme. E kah ta dij i gjori Lul, me mijra halle qí i rândojn shpinén.
E ti zotni, nése don me e njojtûn Lulin tem, kalo mbrâmjevet n’ buelvard e mso si ngûlen thîkat n’zemér.
E ndersa ti lexues i dashtûn, gjej pakz koh’ e kalo kah ai buelvard pér me ble njî miser ke i gjori Lul.
I duhen ato qindarka pér me sigurue bukn’ e gôjés.
P. S E sa pér kureshtîn tânde nâna e Lulit ka tri vjed qí dergjet n’shtrât. Âsht shendetlig.