Bllokohet pika e Kapshticës dhe Kakavijës nga pala shqiptare, duke penguar kalimin e emigrantëve, që po vijnë në Shqipëri për të votuar. Partia Socialiste po denoncon bllokimin e pikave kufitare të cilat sipas saj, po bëhen qëllimisht për bllokimin e prurjes së votuesve.
Deklarohet se prishja e fibrave optike, ka bërë që sistemi TIMS të mos funksionojë duke penguar hyrjen e qytetarëve shqiptarë në territor.
Ditët në vazhdim kanë shënuar një hyrje të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë, të cilët pritet të votojnë në zgjedhjet e së dielës.


