Ambasada amerikane në Tiranë: Kujdes situata mund të degjenerojë në dhunë

66

Ambasada Amerikane_3Ambasada amerikane ka njoftuar sërish qytetarët e vet të bëjnë kujdes, se mund të ketë dhunë gjatë zgjedhjeve. Ato paralajmërohen të mos i afrohen qëndrave të votimit pasi mund të ketë grumbullime, të shmangin protestat, tubimet, apo grupime të çdo lloji.

Zgjedhjet parlamentare për Shqipërinë, do të mbahen ditën e diel, më 23 qershor. Më shumë se 5 mijë qendra votimi do të qëndrojnë të hapura nga ora 7:00 deri në orën 19:00. Numërimi do të nisë menjëherë pas mbylljes së votimit në 89 qendra të numrit të votave. Me këtë rast, njoftojmë dhe kujtojmë, shtetasit amerikanë, që të qëndrojnë larg tubimeve, organizimeve, apo mitingjeve partiake, pasi në këtë kohë ato kanë një shans të madh të kthehen në gjeneratorë dhune. Ne u kujtojmë shtetasve amerikanë në Shqipëri, se edhe tubimet paqësore rrezikojnë të përshkallëzojnë në dhunë. Ndërkohë që zgjedhjet mund të jenë të qeta, incidentet sporadike dhe të izoluara që kanë ndodhur në të shkuarën, përbëjnë rrezik sërish. Shtetasit amerikanë duhet të jenë vigjilent, të qëndrojnë larg qendrave të votimit apo numërimit, pasi ekziston mundësia që të ketë grupime në afërsi të tyre. Ju bëjmë thirrje edhe njëherë, të shmangni çdo protestë, tubim, takim elektoral apo grupime të çdo lloji. Ju këshillojmë që të ndiqni të rejat më të fundit për t’u informuar mi gjendjen dhe mjedisin përreth. Mos hezitoni të informoheni përmes mediave”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.