Drejtori i zyrës për Evropën Qendrore dhe Jugore në Departamentin e Shtetit, Jonathan Moore shpreh mbëshetjen amerikane për futjen e Kosovës në Partneritetin për Paqe. Në një intervistë për Zërin e Amerikës Moore deklaroi se Uashingtoni e mbështet në përgjithësi procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura, por shton se Kosova nuk duhet t’i tejkalojë mundësitë e veta. Zyrtari i Lartë i Departamentit të Shtetit thotë se vendimi për ngritjen e Gjykatës së Posaçme në Kosovë ishte i vështirë por i drejtë. Intervista e plotë VOA: Zoti Moore, në Kosovë zhvillimi kryesor këto ditë është projektligji për transformimin e Forcave të Sigurisë në Forca të Armatosura. Cili është qëndrimi i Departamentit të Shtetit në këtë drejtim? J. MOORE: Kjo është një temë e rëndësishme. Kosova është një vend sovran dhe i pavarur dhe ka të drejtë të kujdeset për mbrojtjen e vet. Kemi zhvilluar diskutime me qeverinë e Prishtinës prej disa vitesh tashmë mbi mënyrat se si FSK-ja do të mund të transformohet në një lloj force tjetër, e aftë për të siguruar një mbrojtje të kufizuar territoriale të Kosovës. Ky ka qenë një diskutim në të cilin kryeministri Thaçi ka qenë i përfshirë, ministri Çeku ka qenë shumë aktiv natyrisht, dhe ata kanë marrë disa këshilla të mira. Kemi pasur një shkëmbim të mirë të mendimesh për këtë. Pika kyçe për ne – dhe unë shpresoj që të gjithë ta dinë këtë – është përkrahja jonë e fuqishme për Kosovën si pjesë e një Partneriteti për Paqe. Ne duam të shohim që Kosova një ditë të bëhet anëtare e NATO-s. Është një proces që do të dojë kohë. Pjesërisht, ai është një proces politik, sepse NATO duhet të ketë konsensus për këtë. Për fat të keq, katër anëtarë të NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran, e të pavarur, dhe kjo është gjithashtu pjesë e strategjisë sonë. Çështja e FSK-së është duke u diskutuar në Kuvend këtë javë. Ajo është një çështje e rëndësishme dhe ne presim me padurim të shohim se si FSK-ja do të kthehet në Forcat e Armatosura të Kosovës. Kjo çështje duhet të trajtohet në një mënyrë të kujdesshme, politikisht. Ka pikëpamje të partive të ndryshme politike, ka çështje të tjera që Kuvendi duhet të marrë në konsideratë dhe gjithashtu shohim që ekziston mundësia që Kuvendi së shpejti të mund të përfundojë punimet dhe të shkojë drejt zgjedhjeve. Pra, ne mbështesim procesin në përgjithësi. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme që Kosova të mos tejkalojë mundësitë e veta. Një forcë shumë e madhe jo vetëm që do të ndërlikonte situatën politike, por ajo gjithashtu do të ishte diçka që Kosova nuk mund ta përballojë. Dhe ka shumë prioritete të qarta ekonomike dhe buxhetore të cilat duhet të shihen me kujdes. VOA: Shtetet e Bashkuara kanë qënë të përfshira në procesin e krijimit të Gjykatës së Posaçme në Kosovë. Po në ardhmen e pritet të luajnë ndonjë rol? J. Moore: Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u njohën para disa vitesh me akuzat shumë të rënda të ngritura nga senatori Dick Marty nga Zvicra. Ne shprehën shqetësimin tonë, që për to, natyrisht duhet të vendoset drejtësia, të hetohen këto raste dhe se nëse ka ndonjë rast që duhet të dali në gjyq, kjo duhet të ndodhë. Pra, jo vetëm që do të vendoset drejtësia, por në këtë mënyrë Kosova mund të përqëndrohet në problemet e tjera dhe të ecë përpara. Gjatë disa viteve të fundit, në këtë përpjekje është përfshirë Clint Williamson, si kryeprokuror, i cili ka qënë ambasadori ynë për çështjet e krimeve të luftës dhe një jurist e prokuror i njohur ndërkombëtar, si dhe Bashkimi Evropian. Ata kanë punuar së bashku për të mbledhur prova dhe kanë arritur në një pikë ku ata mund të përpiqen për të hapur çështje gjyqësore nëse është nevoja të hapen. Kjo nuk varet nga ne, kjo nuk është një çështje politike, por varet nga Ambasadori Williamson. Ne po i afrohemi gjithnjë e më tepër asaj pike dhe është shumë e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës votoi me 89 vota në favor për të mbështetur shkëmbim e letrave ndërmjet Catherine Ashton dhe Presidentes Jahjaga. Kam patur nderin të bisedoj me presidenten Jahjaga kur kam qenë në Prishtinë. Ky është hapi fillestar. Pastaj në të ardhmen, do të ishte e nevojshme të bëheshin hapa të mëtejshëm që gjykata të fillojë nga funksionimi. Mbetet për t’u përcaktuar se kur do të zhvillohen zgjedhjet në Kosovë dhe kur Kuvendi i ri do të jetë në gjendje të merret me këtë çështje, por kjo është shumë e rëndësishme. Dhe për t’iu përgjigjur pyetjes tuaj themelore: po, absolutisht, Shtetet e Bashkuara dëshirojnë të shohin që ky proces do të vazhdojë. Ne jemi shumë krenarë për këtë, për deputetët e Kuvendit. E dimë se ishte një vendim i vështirë, por ishte vendim i drejtë.
We use cookies on our website to give you the most relevant experience by remembering your preferences and repeat visits. By clicking “Accept All”, you consent to the use of ALL the cookies. However, you may visit "Cookie Settings" to provide a controlled consent.
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may affect your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. These cookies ensure basic functionalities and security features of the website, anonymously.
Cookie
Duration
Description
cookielawinfo-checkbox-analytics
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Analytics".
cookielawinfo-checkbox-functional
11 months
The cookie is set by GDPR cookie consent to record the user consent for the cookies in the category "Functional".
cookielawinfo-checkbox-necessary
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookies is used to store the user consent for the cookies in the category "Necessary".
cookielawinfo-checkbox-others
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Other.
cookielawinfo-checkbox-performance
11 months
This cookie is set by GDPR Cookie Consent plugin. The cookie is used to store the user consent for the cookies in the category "Performance".
viewed_cookie_policy
11 months
The cookie is set by the GDPR Cookie Consent plugin and is used to store whether or not user has consented to the use of cookies. It does not store any personal data.
Functional cookies help to perform certain functionalities like sharing the content of the website on social media platforms, collect feedbacks, and other third-party features.
Performance cookies are used to understand and analyze the key performance indexes of the website which helps in delivering a better user experience for the visitors.
Analytical cookies are used to understand how visitors interact with the website. These cookies help provide information on metrics the number of visitors, bounce rate, traffic source, etc.
Advertisement cookies are used to provide visitors with relevant ads and marketing campaigns. These cookies track visitors across websites and collect information to provide customized ads.