“Trupi diplomatik shqiptar në bashkëpunim me kompaninë ajrore private ‘Belle Air’, monopol i Lulzim Bashës, ofrojnë bileta falas për emigrantë e studentë shqiptarë me kusht që ata të votojnë për Kryeministrin në ikje dhe ta provojnë këtë duke e fotografuar votën e tyre. PS u bën thirrje studentëve dhe emigrantëve të mos hipin në avionët e korrupsionit elektoral. Të mos e shesin votën për një udhëtim falas me kompaninë që nxjerr paratë e këtyre udhëtimeve nga çmime skandaloze që u vë shqiptarëve. Të mos pranojnë fotografimin e votës për një udhëtim falas. Vëzhgimi do të jetë shumë i rreptë në çdo qendër dhe kush fotografon votën do të kapet dhe ndëshkohet sipas ligjit”, tha Milena Harito, kandidate e PS-së