“Sali Berisha paska shkruar ne FB. Ka folur per: REPUBLIKEN E EDI RAMES!! Ne mendjen e tij kjo do te thote “antirepublike”, “revansh ndaj institucioneve kushtetuese”, “padrejtesi”, “antikushtetutshmeri”, “abuzivizem”, “kapje e shtetit” etj etj.
Kam nje pyetje: Per cilen Republike te Rames flet ti Sali? Po rendis:
Presidentin e Republikes e emerove ti; Per kete shkak;
Kryetarin e KLD e emerove ti;
Nenkryetarin e KLD e emerove ti;
Anetaret e KLD, te gjithe, i emerove ti;
Kryetarin e Gjykates se Larte e emerove ti;
Anetaret e Gjykates se Larte, 80% te tyre i emerove ti;
Kryetarin e Gjykates Kushtetuese e emerove ti;
Anetaret e Gjykates Kushtetuese i emerove ti;
Kryetaret e gjykatave te rretheve gjyqesore si dhe te gjykatave te Apelit i emerove ti;
Prokurorin e Pergjithshem e emerove ti;
Shefin e Shtabit te Ushtrise e emerove ti;
Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit e emerove ti;
Shefin e SHIK e emerove ti;
Shefin e SHIU e emerove ti;
Shefin e SHKB e emerove ti;
Drejtorin e Pergjithshem te Burgjeve e emerove ti;
Guvernatorin e Bankes se Shqiperise e emerove ti;
Kryetarin e KLSH e emerove ti;
Kryeinspektorin e Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive te Zyrtareve te Larte e emerove ti;
Kryetarin e Agjensise se Kthimit e Kompesimit te Pronave e emerove ti;
Kryetarin e Entit Rregullator te Energjise dhe te gjithe komisioneret e tij i emerove ti;
Kryetarin e Autoritetit te Kominikimeve Elektronike e Postare dhe anetaret e tij i emerove ti;
Kryetarin e Autoritetit te Konkurences dhe komisioneret e tij i emerove ti;
Kryetarin e Autoritetit te Mbikqyrjes Financiare dhe anetaret e tij i emerove ti;
Te gjithe i emerove ti; kane mandate 4,5,6,8 vjecare dhe jane ne pushtet! Sic i emerove ti!! I more nga partia dhe i emerove!! Ti shembe republiken dhe rithemelove Partine-Shtet!! Ku hyn Edi Rama ketu Sali! Po Sali! Partia shtet dhe shteti parti duhet shembur, sa me pare!!”,- deklaron Erjon Braçe.