Publikuar Ne: 9 Prill 2014
48 shikime
AKTUALITET / KRONIKE / Lajmet e fundit | By albaniaplus

“To Vima” publikon fotot e e torturimit të Ilia Karelit

ILIAG3Mediat greke kanë vazhduar me publikimet e detajeve rreth torturimit të Ilia Karelit, që sollën edhe vdekjen e tij. Gazeta greke “To Vima” ka publikuar disa foto të shqiptarit Ilia Kareli pas torturave nga gardianët e burgut të Nigritas. Në imazhet tronditëse, që janë marrë nga kamerat e regjistrimit duket shumë qartë edhe drejtori i burgut.

Rreth orës 3.45 minuta të 27 marsit gardianët shtyjnë Karelin në dhomën e torturës dhe më pas 2 orë e 45 minutash e nxjerrim jashtë pothuajse lakuriq dhe të torturuar e fusin në qelinë ku është lënë të vdesë.

Mediat greke e quajnë një “Abu Ghraib” në Greqi. (Burgu në qendër të Irakut ku mori emër për shkak të torturave që i bëheshin të burgosurve nga ushtarë amerikanë)

Ndërkohë gjashtë prej tetë gardianëve të burgut të Nigritas, që akuzohen për torturimin me pasojë vdekjen, e Ilia Karelit, janë dërguar në qeli, pas deponimeve në hetuesi, që kanë zgjatur nga mëngjesi deri në mbrëmje vonë të martën.

Dy gradianë të tjerë do të ndiqen në gjendje të lirë. Të pandehurit që implikohen në torturimin dhe vdekjen e Ilia Karelit janë gjithësej 15. Shtatë të tjerët janë thirrur për t’u paraqitur sot në hetuesi. Por sipas avokatëve të tyre, ata do të paraqiten sot vetëm për të marrë dosjet e akuzës dhe do të kërkojnë disa ditë afat që të përgatitin deponimet e tyre.

49 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok