Publikuar Ne: 14 Korrik 2015
137 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Shkelje në Prokurime dhe bllokim Doktoraturash, KLSH padit 3 zyrtarë të MAS

ministria e arsimitKLSH kallëzon në prokurori Sekretarin e Përgjithshëm, Drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe përgjegjësin e Financës në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për shpërdorim detyre.

Sipas njoftimit të KLSH tre zyrtarët P.N, E.K, E.T akuzohen për shkelje në proçedurat e prokurimit publik dhe bllokim të Doktoraturave IAL publike përgjatë periudhës 16.09.2013 deri më 31.12.2014.

Më konkretisht akuza e parë konsiston në dy projekte kryesore, “Tirana Olimpik Park” dhe Blerje pajisje mobilierie për shkollat e sistemit arsimor”.

“Duke veçuar procedurën e prokurimit të zhvilluar me objekt “Ndërtimi i objektit “Tirana Olimpik Park”. Kështu nga auditimi konstatuam se është prokuruar projekti i hartuar nga një shoqëri, që nuk rezulton të jetë kontraktuar nga Autoriteti Kontraktor apo njësitë e varësisë për kryerjen e këtij shërbimi.

Kriteret e veçanta të kualifikimit janë diskriminuese dhe të hartuara nga një grup pune që nuk është ngarkuar për kryerjen e këtij shërbimi dhe janë miratuar nga Sekretari i Përgjithshëm i MAS, në kundërshtim me Ligjin. Janë skualifikuar padrejtësisht 2 nga OE pjesëmarrës, me ofertë ekonomike më të ulët se oferta e OE fitues” thekson KLSH.

Si pasojë e shkeljeve të mësipërme, është shkaktuar dëm ekonomik në Buxhetin e Shtetit në masën 78,745,737 lekë (562,000 Euro).

 

138 shikime 2 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok