Publikuar Ne: 3 Janar 2014
45 shikime
AKTUALITET / RAJONI | By albaniaplus

Pacolli, politikani më i pasur i Kosovës

PacolliGjatë vitit të kaluar, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në KosovëPolitikani kosovar që u bë i famshëm me biznesin e tij në Zvicër, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, vazhdon të mbetet personi më i pasur në Kosovë. Ai gjatë vitit të kaluar ka prezantuar një pasuri prej 176 milionë eurosh, duke mbetur në toplistën e politikanëve më të pasur në vend.

Pacolli është kryetar i Aleancës Kosova e Re, një parti parlamentare që është në koalicion me partinë e kryeministrit Hashim Thaçi. Ai është menaxheri i kompanisë “Mabetex”, e cila e ka zgjeruar aktivitetin në disa vende të lindjes.

Pas Pacollit, politikani tjetër më i pasur është deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri.

Deputeti i opozitës, Hashim Deshishku është i treti me 13 milionë euro pasuri, ndërsa pullasxhiu i Amerikës, deputeti i “Vetëvendosjes”, Florin Krasniqi është i katërti me 10 milionë euro pasuri të deklaruar. Ndërsa kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është më varfër se këta të tjetër.

Ai, siç raporton “Zëri” ka deklaruar se ka në pronësi tokë për ndërtimin e shtëpisë e cila ka vlerë prej 157 mijë euro, shtëpi në ndërtim në vlere prej 220 mijë euro, 180 mijë euro tokë bujqësore, 80 mijë euro shtëpi, 13 mijë euro veturë si dhe 22 mijë euro para të gatshme në bankë. /KN/

46 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok