Publikuar Ne: 24 Janar 2014
95 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Miratohet shkarkimi i Zana Xhukës

zana-xhuka-03-2Komisioni i Ligjeve miratoi sot raportin për shkarkimin e Zana Xhukës, nga posti i kryeinspektores së ILDKP-së. Me 16 vota pro, komisioni miratoi raportin e ngritur nga parlamenti në nëntorin e vitit të kaluar. Sipas këtij raporti emërimi i Zana Xhukës në postin e kryeinspektores është i pavlefshëm dhe propozon shkarkimin e saj nga ky post.

Raporti u miratua vetëm nga deputetët e mazhorancës, pasi opozita braktisi mbledhjen. Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, kërkoi që seanca të ndërpritet, pasi, sipas tij, grupi i punës është i jashtëligjshëm dhe antikushtetues. Ai theksoi se ky grup pune do të fshehë interesa të paligjshme. Sipas Bylykbashit grupi i verifikimit të ILDKP-së është farsë, pasi rregullorja nuk parashikon grup kontrolli.

Ndaj Xhukës është bërë një propozim për shkarkim nga ana puna, me arsyetimet, keqmenaxhim dhe paaftësi profesionale në drejtimin e ILDKP-së, mungesë e arsimit përkatës, konflikt i thelluar me vartësit, ulje drastike të performancës së institucionit, si dhe bllokim të aktivitetit të tij, por edhe shkelje me dëm financiar në arkën e shtetit e punësim të jashtëligjshëm të 8 nëpunësve.

Më 12 nëntor 2013 komisioni i Ligjeve, me votat e maxhorancës, miratoi ngritjen e një grupi kontrolli të përbërë nga pesë deputetë(3 nga shumica dhe 2 nga opozita), për të ushtruar një kontroll në këtë institucion kushtetues. Vendimi i komisionit erdhi pas ankesave të depozituara në kuvend nga një grup punonjësish të ILDKP-së, të cilët parashtruan shqetësime serioze lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni.

96 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok