Publikuar Ne: 18 Nëntor 2014
85 shikime
AKTUALITET / EKONOMI / POLITIKE | By albaniaplus

Meta studentëve: Riaktivizimi i ndërtimit, shtysë për rritjen ekonomike

meta studentetKryetari i Kuvendit, Ilir Meta, u takua sot me studentë të Universitetit të Tiranës, për të debatuar lidhur me buxhetin dhe paketën e re fiskale. Pasi ndoqi mendimet e studentëve, kryeparlamentari duke u ndalur tek ekonomia, tha se pas një viti qeverisje për herë të parë ka stabilizim dhe ulje të borxhit.
“Ekonomia jonë ishte drejt greminës në kohën që morëm pushtetin, borxhi po rritej në mënyrë të frikshme, ishte një politikë e gabuar sidomos rritja e shpenzimeve sociale kur ritmi i rritjes ekonomike ishte mjaft i ulët. Për herë të parë kemi stabilizim dhe ulje të borxhit dhe kjo realizohet përmes uljes së parë të deficitit buxhetor”, u shpreh ai.

Më tej, kryeparlamentari vuri në dukje mbështetjen që buxheti i ri do të japë për sektorin e turizmit, ndërsa për sa i takon bujqësisë, Meta tha se ky sektor e meriton mbështetjen që merr nga buxheti dhe do t’ia kthejë këtë vendit.
Gjatë fjalës së tij, ai tha se dhe riaktivizimi i sektorit të ndërtimit do i jepte një shtysë rritjes ekonomike, e cila në 2015 parashikohet të jetë mbi 3%. “Sa më shpejt të rishikohet kufizimi i mundësive për lejimin e ndërtimeve, jo për të vazhduar me shkatërrimin e territorit, por me ndërtime me kriter, aq më shumë do të shtohen shanset për rritje ekonomike”, tha ai.
Meta ftoi studentët ta shikojnë buxhetin jo si buxhetin e qeverisë apo Parlamentit, por si buxhetin e çdo qytetari dhe sipërmarrje në vend. “Të gjithë kemi në dorë të kontribuojnë që të jetë sa më i dobishëm për ne e familjet tona”, u shpreh ai

86 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok