Nertila Qafzezi, kryetarja e shoqatës së të larguarve nga administrata në një komunikim për mediat ku ka bërë me dije lajmin për mbylljen e kësaj greve, deklaroi se greva shërbeu për të sensibilizuar opinion publik në vend dhe atë ndërkombëtar, edhe pse mungoi vullneti i qeverisë për të dialoguar. Sipas saj, shkak i nderprerjes se greves eshte bere gjendja e renduar shendetesore e grevisteve si dhe mbeshtetja qe kane marre nga komisioneri per zgjerimin ne BE, Stefan Fyle.