Publikuar Ne: 30 Janar 2014
70 shikime
AKTUALITET / OPINION / POLITIKE | By albaniaplus

Krimi ordiner në një shtet të çmendur

giornali Aurora Allushaj             Shqipëria e 2014-ës i ngjan një skice të një historie noir. Çdo ditë vrasje, kaos, eksploziv, përdhunime,vetëflijim…gjak. Këtë mëngjes nuk arrij dot të bëj rutinën e përditshme, të shfletoj gazetat ndërsa pi kafen e mëngjesit.

Ndoshta është më mirë të mos informohem, më mirë të mos lexoj detaje krimi të pa domosdoshme. Ndoshta më duhet mua të vendos një etikë të munguar në transmetimin e lajmeve të zeza në median shqiptare. Java që kaloi, ngarkoi me tmerr mendjen e çdo shqiptari, vrasje, eksploziv, përdhunime, aksidente. Ky ishte bilanci i një jave të ngjashme me statistikat e luftës së Sirisë.

Nëse do të mundohemi të analizojmë dhe të gjejmë pse-në e kësaj shastisje, përgjigjet do të jenë të shumta dhe jo fort të lidhura me njëra-tjetrën.

Nuk mund të kritikoj dëshirën, vullnetin dhe punën e ministrit të brendshëm Saimir Tahiri. Më duhet ta përgëzoj atë dhe ta ftoj në një analizë të përbashkët: Përse po “harbon” krimi?! Çfarë po ndodh në një shtet që tashmë u bënë dy dekada që po e quajmë të çmendur? Mos vallë duhet që të bëhet një analizë psiko-sociale? Një analizë të detajuar të temperamentit, personalitetit dhe psikologjisë masive? Krimi në vende të ndryshme të botës manifestohet dhe shfaqet ndryshe. Në SHBA dinamika dhe modaliteti i krimit ndryshojnë nga pjesa tjetër e botës. Kur flasim për serial killer dhe strage gjithmonë na shkon mendja në SHBA. Në disa raste tipologji të ndryshme krimi zaptojnë hapësira gjeografike dhe bëjnë që ato të identifikohen me to. Kjo nuk do të thotë që këto krime ndodhin vetëm në ato zona të caktuara, por se ndodhin me frekuencë më të shpeshtë.

Kam dashur shumë herë që të bëj një analizë të krimit në Shqipëri por shpesh e kam ndeshur banal dhe kompleks në të njëjtën kohë. Ndërkohë që krimet “VIP” janë servirur me shume dizinformim, kjo bën që rruga për ta studiuar dhe kuptuar bëhet shume komplekse. Në krahasim me kafshët, ndërsa ato janë pothuajse extraspecifike nuk ekziston agresioni, dmth në mes të kafshëve të llojeve të ndryshme (me përjashtim të raportit ndërmjet grabitqar dhe pre, por kjo nuk përbën ndonjë problem, sepse lidhet me prokurimin e ushqimit), agresioni intraspecifik është biologjikisht funksional dhe i dobishëm, sepse rregullon modelet elementare të sjelljes dhe marrëdhënieve sociale midis individëve. Kjo nuk përbën një kërcënim për speciet, sepse kufizohet nga një kod i rreptë i sjelljes. Tek njerëzit, në të kundërt, agresioni ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, si në sasi dhe cilësi.

Evolucioni historik i njerëzimit mund të shihet si një deformim patologjike i instinktit agresiv që e çon njeriun për të vrarë qeniet e të njëjtit lloj si dhe speciet e ndryshme. Por kurba e indikatorit të krimit ka treguar gjithmonë shifra të ndryshëm edhe pse në rastin e Shqipërisë gjithmonë ka qenë në “alert”. Nga ana e personalitetit kolektiv ashtu si i gjithë Ballkani edhe populli shqiptar identifikohet si një popull sanguin, një popull që dhe vetw historia e tij e tregon një fakt të tillë. Kjo deri diku “justifikon” apo i përgjigjet pse-së së shtrirjes dhe frekuencës së krimit. Krimi dhe media Çdo ditë një pjesë e lajmeve të kronikës bombardojnë qytetarët me mizori të të gjitha llojeve. Pyes shpesh veten nëse ky masiv kronikash tragjike dhe çnjerëzore prodhon viktima të tjera? Është e vërtetë se vetëvrasjet, vrasjet dhe aksidentet fatale me makina, të vendosura në faqen e parë, pas publikimit të tyre bëjnë që të ketë një rritje në mënyrë të konsiderueshme të ngjarje të ngjashme? Marrëdhënia midis krimit dhe medias është një temë që duket sikur nuk ka një vlerë të caktuar, ajo mund të duket e përdorur dhe e vjetërsuar.

Megjithatë vazhdon të jetë aktuale dhe meriton vëmendje. Opinionet e veshura me susta publike, të armatosura me klishe, të inatosur kundër asaj që kërcënon jetën tonë, jo shumë shpesh janë efikase. Detajet e krimeve, bërja tej mase publike e informacioneve shpesh të pa nevojshme frustrojnë dhe vendosin në alert opinionin publik. Masmedia është në gjendje të ndryshojë nivelin e frikës nga krimi nëse krimi matet dhe transmetohet objektivisht. Publiku shpesh pranon në mënyrë jokritike dhe është i detyruar të ushqehet me informacione të shtrembëruara dhe të pa filtruara. Masmedia është me rëndësi themelore në formimin e mendimeve, projekteve, aktiviteteve dhe identitetit të individit. Ajo ndërhyn në ndërveprimet shoqërore për të formuar një institucion kompleks që përfshin organizatat, teknologji dhe njerëz të ndryshëm në një shoqëri pluraliste, të paqarta dhe kontradiktore prodhon më shumë se ajo që mund të kontrollojë. Çdo ditë lajmet e kronikës duhet të kalojë në filtra dhe më pas t’iu serviren opinionit publik. Një transmetim dhe trajtim i duhur i krimit në media së pari rrit nivelin e sigurisë tek opinioni publik dhe çon pse jo në një zbardhje të tij.

71 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok