Publikuar Ne: 15 Mars 2014
61 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Kosovë, miratohet projektligji 15 vjet burg kush lufton jashtë vendit

kuvendi kosoveMe 48 vota pro, 10 kundër dhe 4 abstenime, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të Kosovës. Ky projektligji ua ndalon qytetarëve të Kosovës të marrin pjesë në konfliktet e armatosura jashtë territorit të vendit, në dënime që variojnë nga, 3 deri në 15 vjet burg.

Nxjerrja e këtij ligji, ka ardhur si nevojë e sanksionimit të pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në konfliktet jashtë territorit, pas rasteve të evidentuara tashmë të pjesëmarrjes së dhjetëra personave në luftën e Sirisë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se ky projektligj ka ardhur për qëllim mbrojtjen e interesit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Sipas tij, është vërejtur një trend i rritjes së numrit të individëve të cilët me rritjen e vatrave të krizës në botë e me qëllim të realizimit të përfitimit të sferave të tyre të interesit po u bashkohen në formë të organizuar apo të pavarur kryengritjeve apo konflikteve të ndryshme jashtë vendit.

Edhe pse ky projektligj u miratua në parim, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia e Drejtësisë, janë shprehur kundër votimit, duke thënë se nëse dëshirojnë ta bëjnë parandalimin e qytetarëve të Kosovës në organizatat terroriste apo grupet terroriste, atëherë kjo gjë duhet të rregullohet me një ligj kundër terrorizmit.

Marrë nga ‘Kosovapress’

62 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok