Në Shqipëri trupat e pajetë të motrave Dobrushi, lamtumira e fundit në Kukës

53

dobrushi durreskortezhiMbërrijnë në Shqipëri, trupat e pajetë të 3 vogëlusheve Dobrushi, të cilat u ekzekutuan me thikë në Itali nga e ëma e tyre. Tre arkivolat e nisur nga porti i Barit në Itali me traget kane mbërritur në portin e Durrësit rreth orës 11:25.

Tre arkivolët janë shoqëruar nga babai i motrave, Bashkim Dobrushi dhe halla e tyre ndërsa disa familjarë i kanë pritur në port të pikëlluar dhe me lule në duar.

Më pas, kortezhi është nisur drejt fshatit Dobrush në Kukës, ku do të përcillen për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të zhvillohet në orën 16:00.

Ditën e enjte, në qytetin e Lecco-s u mbajt një meshë për tre motrat Simona, Keisi dhe Sindi, ku të afërmit , shokët e shkollës, por thuajse i gjithe qyteti u ka dhënë lamtumirën 3 të miturva.
Simona, Keisi, Sindi, ne menyre te pashmangshme jane drama e atij qyteti, i cili i nderoi me heshtje solemne dhe zi. Me dhimbje në zemër, babai i tyre shkruajti një letër lamtumire për 3 vajzat e tij.
Fjalët e babait më të trishtuar në botë, i ka lexuar një nga pjestarët e kishës, pasi ai kishte mundur vetëm ti hidhte në një letër drejtuar vajzave që nuk do të mund ti përqafojë më kurrë.
“E dashur Simona, Keisi e Sindi. Është babai juaj ai që ju shkruan me zemrën të mbytur nga dhimbja. Nëpërmjet jush shihnim vetëm një dashuri të madhe dhe mundoheshim të bënim të pamundurën, por kjo nuk mjaftoi. Do të na mungojë gjithçka e juaja, buzëqeshjet tuaja, ëndrrat dhe hareja juaj. Ju lutemi që të na doni nga qielli, atje ku jeni tashmë dhe shpresojmë që të na falni atë dashuri që ne këtu nuk ditëm t’ua japim”.
6 ditë më parë 37-vjeçarja Edlira Dobrushi vrau tre vajzat e saj, ku sipas rrëfimit të saj në polici, dy vajzat e vogla i ka vrarë në gjumë, ndërsa vajza e madhe Simona duket se ka luftuar të shpëtojë nga thika që i drejtohej nga dora e asaj që i dha jetë, ka arritur të telefonojë në polici, por ka qenë tepër vonë.
Tre arkivolët janë shoqëruar nga babai i motrave, Bashkim Dobrushi dhe halla e tyre ndërsa disa familjarë i kanë pritur në port të pikëlluar dhe me lule në duar.