Publikuar Ne: 16 Mars 2014
62 shikime
Lajmet e fundit / RAJONI | By albaniaplus

Kosovë, 10 qendra për grumbullimin e votave për zgjedhjet paralmentare të Serbisë

serbikosoveMisioni i OSBE-së në Kosovë ka hapur dhjetë qendra për grumbullimin e votave, për zgjedhjet paralmentare të Serbisë.
Këto qendra, me 15 degë, janë hapur në enklavat serbe në jug të Lumit Ibër, si dhe në komunat veriore.
“Të gjitha qendrat dhe degët e tyre kanë nisur punën në orën 7”, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i misionit të OSBE-së, Nikola Gaon.
Sipas kësaj radioje, mediat kanë raportuar se para qendrës në veri të Mitrovicës, përkatësisht para shkollës teknike Mihajllo Petroviç – Allas, është ngritur flamuri i Serbisë, por Gaon ka thënë se “në hyrje të qendrës nuk ka flamur”.
OSBE-ja, me përcjellje të policisë, ka sjellë materialin zgjedhor nga Serbia në Kosovë dhe, me përfundimin e votimeve, do ta kthejë atë në Vranjë dhe Rashkë (qytete në Serbi) për numërim.
Në këtë proces janë të angazhuar rreth 400 pjesëtarë të këtij misioni.

Media në Prishtinë citon zv/kryeministren kosovare, Edita Tahiri, të ketë deklaruar se që nga nënshkrimi i marrëveshjes së 19 prillit, Serbia nuk mund të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës dhe se ajo nuk mund të organizojë zgjedhje në Kosovë.

Ndërsa mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare serbe sot edhe brenda territorit të Kosovës, Tahiri nuk e konsideron organizim të zgjedhjeve, por, siç thotë ajo, shteti fqinj po bën vetëm grumbullim të votave nga qytetarët që kanë dyshtetësi.

Por, media kosovare sjell edhe opinonet se lejimi i mbajtjes së zgjedhjeve nacionale të Serbisë edhe në Kosovë paraqet shkelje të sovranitetit të vendit.

63 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok