Publikuar Ne: 29 Maj 2015
194 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Kodheli-Kryemadhi: Pjesëmarrja e grave në politikë, sjell zhvillim

monikaKandidati i përbashkët i “Aleancës për Shqipërinë Europiane”, Viktor Tushaj, zhvilloi një takim me përfaqësuese të shoqërisë civile në Lezhë. Në këtë takim , z.Tushaj shoqërohej nga deputetja e Qarkut të Lezhës, Monika Kryemadhi dhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli.

Tushaj vlerësoi rolin e gruas në shoqëri dhe përshëndeti rritjen  e angazhimit të saj në politikë, jetën publike apo intelektuale. Ai tha se ka ende nevojë për të bërë akoma më shumë, pasi gratë janë burimi i një shoqërie të emancipuar.

Tushaj tha se “ndjehem krenar që në harkun e këtyre viteve pjesëmarrja e gruas në administratën publike dhe në administratën e Bashkisë së Lezhës ka ardhur në rritje, gjë që tregon se emancipimi i gruas në qytetin e Lezhës është një fokus i vëmendjes sonë për të ndikuar në fund të fundit në cilësinë e jetës sonë”.

Ministrja Kodheli dhe deputetja Monika Kryemadhi u kërkuan grave të jenë më të pranishme në jetën politike, si e vetmja mënyrë për të ndryshuar mentalitetin e hershëm dhe për të sjellë një tjetër frymë zhvillimi në vend.

“Involvimi i tyre me më shumë pushtet është hapi i parë si shëmbëlltyrë dhe model i qeverisjes. Por nuk është e mjaftueshme nëse qeveria, pushteti lokal që është më pranë jush, nuk ua jep këtë shans dhe këtë mundësi”, tha Kodheli.

Një tjetër takim u zhvillua me shoqatën “Dibra”, e cila vlerësoi kontributin e deritanishëm të z. Tushaj për Bashkinë e Lezhës.

Mbështetjen për kandidatin Viktor Tushaj, tek komuniteti dibran që jeton në Lezhë e kërkoi edhe deputetja Monika Kryemadhi, ku theksoi se dibranët me mençurinë dhe fisnikërinë që kanë, do të dinë të zgjedhin alternativën e duhur, jo vetëm për ta, por për të gjithë të tjerët që i rrethojnë.

“Qytetarët dibranë ka qenë të kujdesshëm për të dëgjuar të gjithë kandidatët, programet dhe alternativat e tyre. Unë jam e bindur se mençuria, fisnikëria, do të shkojë në vendin e duhur sepse dibranët kanë ditur të zgjedhin, kanë ditur të vendosin”, theksoi Kryemadhi.

Kandidati Viktor Tushaj, i cili është anëtar nderi i kësaj shoqate, garantoi dibranët se me resurset që Lezha ka dhe me projektet që do të implementohen, zhvillimi ekonomik dhe urban është i sigurtë.

Një tjetër ndalesë ishte takimi me banorët e fshatit Grash, ku kandidati i “Aleancës për Shqipërinë Europiane” për Bashkinë e Lezhës është pritur me një entuziazëm. Lidhur me situatën në këtë fshat Tushaj, garantoi se me mbështetjen e tyre, standardi i këtyre shërbimeve do të ndryshojë totalisht.

ATSH

195 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok