Publikuar Ne: 27 Maj 2014
152 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit / POLITIKE | By albaniaplus

Kodheli: Ushtria nuk plaket

mimi-kodheliKomisioni i Sigurisë diskuton projektligjin për reformimin e strukturave të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Ministrja e Mbrojtjes prezantoi sot ligjin për gradat, ku i pranishëm është edhe gjenerali Jeronim Baze.

Ligji i ri për karrierën në Forcat e Armatosura, i cili sanksionon për herë të parë në mënyrë të detajuar vitet e detyrës dhe moshën e secilit ushtarak për rritjen në gradë, po diskutohet në Komisionin e Sigurisë.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, theksoi se nëpërmjet këtij pr/ligji vendoset një moral i ri në Forcat e Armatosura. Kodheli nënvizoi se, po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë.

“Ligji i ri për karrierën në FA ka për qëllim përcaktimin e kritereve për pranimin në Forcat e Armatosura, rendin e gradave, përparimin në gradë dhe karrierë, ndërprerjen e karrierës ushtarake, si dhe të autoriteteve përgjegjëse për zhvillimin e karrierës në Forcat e Armatosura. Po nuk përparove në gradë, sipas ligjit, del në rezervë”, u shpreh ministrja.

Trysnia e ligjit aktual për të nxjerrë në rezervë një numër të madh të ushtarakëve, duhet eliminuar, pasi shpeshherë ka prodhuar elementë të korrupsionit.

“Ushtria nuk plaket, vetëm bën që profesionistët dhe ekspertë të mbeten për një kohë akoma më të gjatë brenda Forcave të Armatosura dhe të mos dalin në rezervë apo lirim në kulmin e kësaj pjekurie”, – u shpreh Kodheli.

Po ashtu, ministrja theksoi faktin se, ky pr/ligj synon të korrigjojë një sërë mangësish të ligjit aktual duke reflektuar ndryshimet që ndodhën në këto 10 vjet në Shqipëri.

“Kam përcaktuar si prioritet rikthimin e disa vlerave në FA dhe rikthimin e dinjitetit që shpeshherë ka qenë i munguar. Pr/ligji synon të korrigjojë një sërë mangësish të ligjit aktual dhe të reflektojë ndryshimet që ndodhën në këto 10 vjet në Shqipëri. Synojmë të sjellim një moral të ri në FA, bazuar në meritë, profesionalizëm, performancë. Shfrytëzim i të gjithë kapaciteteve ushtarake që shoqëria ka investuar, dhe kjo është kosto që i duhet rikthyer shoqërisë shqiptare”, – tha ministrja.

153 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok