Ilir Kupa i arratisuri nga burgu i Trikalasë, arrestohet në Tiranë

69

Ilir-Kupa-280x200Pas 10 muajsh në arrati, arrestohet një nga 1 nga tre të burgosurit shqiptarë qe çanë qelitë e burgut të Trikalasë në mars të 2013. Bëhet fjalë për shtetasin Ilir Kupa, 27-vjeç nga Fushe-Kruja. Ndalimi i tij u bë në mbikalimin e Rinasit, pas dështimit të forcave të policisë për ta ndaluar në Kashar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Kupa sëbashku me Marian Kolën 36-vjeç dhe Klement Çalën 25-vjeç nga Elbasani, ishin tre shqiptarët që mundën tu shpëtonin forcave të policisë greke gjatë operacionit ku u vranë të burgosurit Admir Murataj 41 vjeç dhe Edison Lika 25 vjeç.

Më 22 mars 2013 plot 11 që u arratisën nga burgu i Trikalasë, pasi plagosën 2 roje burgu. Tre prej tyre u kapën që atë natë.

Nga 8 të arratisurit, policia greke vrau gjatë operacioneve të kërkimit Marian Kolën, Ermir Sinanin. Viktima tjetër Flamur Sinani nuk ishte pjesë e grupit të të arratisurve.

Ermal Lita u arrestua pas një grabitjeje supermarketi në Peristeri. Ndërsa 31-vjeçari Fatos Sulaj mendohet se është larguar në drejtim të Kosovës. Sipas policisë greke Flaulent Luli ndodhet ende në territorin grek dhe kërkimet për kapjen e tij vijojnë.

Njoftimi i policise se Tiranes
Më datë 25.01.2014, në orët e para të mëngjesit, në afërsi të zonës së Kasharit, shërbimet e policisë në ndjekje të dy të burgosurve të arratisur nga vendi i vuatjes dënimit të Greqisë, edhe pas përpjekjeve të policisë për ti kapur ato kanë mundur të largohen.

Nga të dhënat e para rezulton që të arratisurit mund të jenë fshehur në zonat përreth.

Për të gjithë personat që kanë informacion mbi këto shtetas mundt të telefonojnë në numrin telefonit 069 41 02 392.

Sa sipër, për çdo informacion të vlefshëm që do të finalizohet me kapjen e të dënuarve Policia ofron shpërblimin prej 10 mijë euro në çdo rast duke ruajtur anonimatin.