Publikuar Ne: 9 Janar 2014
457 shikime
AKTUALITET / INTERVISTA / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Fajon: Shqipëria jo problematike për abuzimin me lëvizjen e lirë

-tanja-fajonSot hyn ne fuqi mekanizmi europian i pezullimit te perkohshëm të levizjes se lirë te vendeve të  Ballkanit në zonën Shengen. Në një intervistë  ekskluzive per ABC News, eurodeputetja Tanja Fajon shpjegon se ndryshe nga Serbia, Maqedonia dhe Bosnja,  Shqipëria nuk përbën shqetësim për abuzimin e rregullave të Shengen dhe se informimi  i duhur i qytetarëve shqiptare ka luajtur një rol  pozitiv në këtë.

Sot hyn në fuqi mekanizmi për pezullimin e lëvizjes së lirë. Si funksionon ky mekanizëm?
Është një mekanizëm i ri që nuk ka ekzistuar më parë në Bashkimin Europian. Ai do të aktivizohet vetëm në rastin e një rritjeje të konsiderueshme dhe të papritshme të numrit të azikërkuesve nga një vend i Ballkanit dhe vende të tjera më vonë. Deri tani, asnjë shtete anëtar I BE-së s’ka kërkuar që të aktivizohet ky mekanizëm, por duhet të tregohemi të kujdesshëm , pasi aktualisht ekziston një retorikë nacionaliste dhe  populiste në disa shtete anëtare kundër emigrantëve dhe azilkërkuesve.

A ka shifra alarmanet aktualisht të azilërkuesve për shembull nga Serbia dhe Maqedonia?
Ne jemi njohur me raportin e fundit të FRONTEX  të muajit tetor dhe presim raportin e shkurtit që do të reflektojë tendencën e emigracionit dhe azilit gjatë sezonit të dimrit. Në raportin e tetorit, kemi vërejtur një rritje të numrit të azikërkuesve nga Bosnja, Serbia dhe Maqedonia. Shpresoj,që raporti në shkurt të mos jetë alarmant.

Shqipëria nuk përbën shqetësim aktualisht, por rreziku është prezent, sepse shifrat e azikërkuesve ekzistojnë edhe pse më të vogla në nuër se shtete e tjera. Shqipëria ndër të tjera ka kryer dhe një fushatë të konsiderushme për lëvizjen e lirë. A mendoni se kjo ka lujatur një rol pozitiv në informimin e qytetarëve për të mos abuzuar me lëvizjen e lirë në Shengen?
Sigurisht, që fushata për informimin e qytetarëve është shumë e rëndësishme. Qeveritë duhet të bashkëpunojnë me Brukselin për vazhdimin e  zbatimit të të gjitha kritereve të vendosura nga Brukseli. Aktualisht bazuar në shifrat që kemi, Shqipëria nuk përbën shqetësim. Por kësaj nuk i dihet, ndaj duhet të tregohet shumë vëmendje dhe të bëhet gjithçka e nevojshme në këtë drejtim.
Pra, ka qenë një ide e mirë që t’ju bëhet e ditur qytetarëve, se ç’farë rrjedhojash mund të ketë nga thyerja e rregullave të zonës Shengen, që mund të çojë edhe në humbjen e  kësaj lirie?
Është shumë e rëndësishme, se pse lëvizja pa viza është shumë e rëndësishme për qytetarët. Është një liri nga e cila qytetarët përfitojnë në mënyrë të drejpërdrejtë.  Rikthimi i vizave do të thotë, rikthimi i kufinjve dhe jo një perspektivë e qartë e integrimit europian. Shpresoj vërtet që ne s’do të aktivizojmë kurrë mekanizmin e pezullimit të përkohshëm të lëvizjes së lirë. Sepse kjo do të tregonte se vendet e Ballkanit s’po bëjnë progres drejt intregrimit europian. Pasi mos të harrojmë, lëvizja e lirë ka të bëjë me sigurinë e kufinjve të vendeve të Ballkanit, të dokumentave të identiteti, të të drejtave të njeriut, luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Shpresoj që Shqipëria do të vazhdojë  të bëjë të gjitha përpjekjet e nevojshme.
458 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok