Publikuar Ne: 22 Maj 2014
96 shikime
AKTUALITET / Lajmet e fundit | By albaniaplus

Diskutohet në Kuvend kërkesa e opozitës për komision hetimor

Kuvendi-i-ri-9-shtator-20113-Legjislatura-8-640x426Kuvendi ka nisur në këto çaste diskutimin e kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokratike të opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor që do të verifikojë faktet për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët.
Në parashtrimin e kërkesës, deputeti demokrat Eduard Halimi tha se është në të drejtën e opozitës që t’i tregojë qytetarëve të vërtetën. Sipas tij fenomeni i narkotrafikut nuk kërcënon vetëm opozitën, por kërcënon dhe vendin dhe të ardhmen e fëmijeve tanë.
Qëllimi i kërkesës së PD-së, tha Halimi, synon t’i bëjë të qartë publikut dhe qytetarëve të vërtetën e hapjes së këtij fenomeni, ta hetojë atë, si dhe rolin e administratës qeveritare, masat e marra ose jo, zbatimin e ligjit ose jo, etj.
Kërkesa e opozitës qe po shqyrtohet sot shqyrtua një javë më parë nga konferenca e kryetarëve, e cila nuk gjeti konsensus për këtë çështje për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve dhe sipas rregullores për këtë këkresë do të jetë vendosë seanca e sotme plenare.

97 shikime 1 sote

About the Author

albaniaplus -

Komentoni

XHTML: Mund te perdorni keto html tags: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>

Optimization WordPress Plugins & Solutions by W3 EDGE
We use cookies to ensure that we give you the best experience on our website.
Ok